Publikohet raporti 24 orësh me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Publikohet raporti 24 orësh me Covid-19 në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 9 tetor 2021 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

As sot nuk është shënuar asnjë viktimë nga Koronavirusi në Kosovë.

Janë regjistruar vetëm 40 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 149 qytetarë, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH:

09 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës.

Deri më sot 608.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.870 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182.

Në total numri i rasteve aktive është 1.226.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat