E tradhtuan në luftë familjen Jashari, e sot përsëri e ‘goditën’ Bekim Jasharit/ Ky është reagimi i ashpër i Naim Miftari, tregon kush janë personat...

Aktuale

E tradhtuan në luftë familjen Jashari, e sot përsëri e ‘goditën’ Bekim Jasharit/ Ky është reagimi i ashpër i Naim Miftari, tregon kush janë personat...

Nga: N.Sh Më: 9 tetor 2021 Në ora: 15:31
Bekim Jashari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar ndaj personave që gjatë ditës së djeshme ia shqyen banesat e Bekim Jasharit në Skenderaj.

Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se ata që e bënë këtë veprim, janë të njëjtin që e tradhtuan në luftë familjen Jashari.

Miftari thotë se këta persona janë përfituesit e UÇK-së, milionerët e pasluftës dhe sabotuesit e luftës.

Postimi i plotë:

A njeh kufi poshtërsia e urisë për pushtet!

Dikur ia etiketonin familjen pastaj ia tradhtuan, ia izoluan, ia spiunuan gjyshin babën, axhën, motrat, vëllezërit dhe krejt familjen ia lanë të përballet në luftë të pabarabartë të vetëm kundër tërë makinerisë ushtarake të Serbisë, gjersa u vranë pothuajse të gjithë pleq, gra, fëmijë, burra.

Sot prapë të njëjtit njerëz për një fotele, për pak pushtet i cili ju mundëson prapë të vjedhin, të grabitin të korruptohen siç bën nga pas lufta e deri sot të njëjtit sot ia shqyen fotografit e Bekim Hamëz Jasharit!

Të njëjtit njerëz që gjatë luftës dhe pas luftës u bënë multimilionerë, profiterat e sabotorët e luftës që deri dje u thirrën nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë kinse janë bashkëluftëtarë të Hamëz e të Adem Jasharit, besoj se Bekimi, Murati, Lulëzimi, Bashkimi... e mbarë familja e shenjt kombëtare e kanë kuptuar më në fund se shokët bashkëluftëtarët e vërtetë të Ademit, Hamzës, bacës Shaban Jasharit janë vra gjatë luftës, ose sot jeton në gjendje të mjerueshme të atakuar nga skamja dhe mjerimi nuk janë sot milionerë si këta bashkëluftëtarët e rrejshëm profiterat e luftës e pas luftës multimilionerët sot!

Naim Miftari ish luftëtar dhe epror i UÇK-TMK!

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat