Kurti në Rezallë: Krimet e luftës s’mund të mbulohen në varrezat e Serbisë

Aktuale

Kurti në Rezallë: Krimet e luftës s’mund të mbulohen në varrezat e Serbisë

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 15:59
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të martirëve të masakrës së Rezallës, ka thënë se sot 22 vite e gjysmë pas ditës së kobshme po kthehen për të pushuar në tokën e tyre

Kurti tha se, nuk do të ndalemi deri të sjellim të vërtetën për ta.

Në këtë ditë të rëndë nuk është e lehtë të gjenden fjalë për zbrazëtinë që kanë lënë më të dashurit tuaj. Sot 22 vite e gjysmë pas ditës së kobshme po kthehen për të pushuar në tokën e tyre.

U rrëmbyen e groposën në Serbi por e vërteta nuk mund të mbulohet në varrezat e Serbisë. Të dashur familjarë jemi sot bashkë në betejën për të vërtetën nuk do të ndalemi deri të sjellim të vërtetën për ta”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat