Çun Lajçi tregon se cili kandidat për kryetar të Prishtinës i pëlqen

Aktuale

Çun Lajçi tregon se cili kandidat për kryetar të Prishtinës i pëlqen

Nga: M.L. Më: 10 tetor 2021 Në ora: 14:34
Çun Lajçi

Aktori Çun Lajçi përmes një postimi në Facebook, ka shprehur admirimin e tij për kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma i cili edhe ka rikandiduar për të njëjtin post në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ai ka shkruar se i pëlqën qasja e z. Rufki Suma ndaj fushatës zgjedhore.

“Po! Me pëlqen Refki Suma, kryetari i Hanit të Elezit. Më pëlqen çasja ndaj fushatave! Pse me ba fushatë mes njerëzve që të njohin? Pse me u zotua për diçka që duhesh me ba për qytetin tand. Kujt me i dhanë besë e fjalë për diçka që s'je? Ata të njohin se janë rritë me ty, se jetojnë n'mahallën tande dhe e dinë edhe sa lugë i ke në shtëpinë tande. Thotë e punon e nuk ban fushatë, por zgjedhet e rizgjedhet. Se asht i pastër e punëtor!”, shrkuan Lajçi.

Ai thotë se mbase edhe kandidati i VV-së për Prishtinës, Arben Vitia po e ndjek strategjinë e Rufki Sumës duke mos dhënë premtime e duke mos bërë fushatë si kandidatët e tjerë.

Pse me ba fushtaë e pse me ba be e me premtua se sa besatorë je! Po pra! Vetëm ai që s'ka besë ban be n'besën e vet që s'e ka, them unë, tue i pa këta t'qytetit tim se si premtojnë pa karar! Ndoshta edhe ky Vitia e ka zgjedhë mënyrën e Sumës që s'po jep premtime e s'po ban fushatë. E njeh krejt Prishtina se kush asht! Ndoshta po i vjen turp prej kundërshtarve t'vet që po e zbresin qiellin e diellin n'tokë e po e vizatojnë Prishtinën si n'prrallat e Alaudinit e nuk po flet! S'di, veç mezi po pres m'u la në do pishina n'stadione e me vrapua nëpër do parqe përrallore e me udhëtua me autobuset pa pare. T'lumt na çka po na pret n'llampën e Alaudinit!”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat