1 milion e 447 mijë vaksina të administruara deri sot në Kosovë

Aktuale

1 milion e 447 mijë vaksina të administruara deri sot në Kosovë

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 06:34
Pamje nga vaksinimi në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 14 mijë e 901 vaksina anti-COVID.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas Ministrisë, deri tani numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 447 mijë e 40.

Derisa deri tash 823 mijë e 857 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.901 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës. Deri më sot 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat