2 të vdekur nga Covid në Kosovë, ky është numri i të infektuarve

Aktuale

2 të vdekur nga Covid në Kosovë, ky është numri i të infektuarve

Nga: G.B Më: 11 tetor 2021 Në ora: 14:55
Ilustrim

Dy persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19 në Kosovë, në 24 orët e fundit.

IKSHPK ka njoftuar se janë shënuar 14 raste të reja, ndërsa janë shëruar 74 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

11 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.795 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës.

Deri më sot 632.567 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.153 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 74 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.333. Në total numri i rasteve aktive është 1.095

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat