Imer Mushkolaj thotë se Agron Kuçi humb në Junik, ndërsa fitues del kjo parti

Aktuale

Imer Mushkolaj thotë se Agron Kuçi humb në Junik, ndërsa fitues del kjo parti

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 08:22
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj ka parashikuar se cilat parti do të fitojnë në komunat e Kosovës më 17 tetor.

Ai ka thënë se AAK-ja fitoren e sigurtë e ka në tri komuna, në Suharekë, në Gjakovë dhe në Deçan, por e humb Junikun.

Mushkolaj nuk e ka përmendur në mënyrë ekplicite kandidatin e LDK-së si fitues të Junikut, por e ka lënë të nënkuptohet pasi që gara është ndërmjet Ruzhdi Shehut dhe Agron Kuçit të AAK-së.

Edhe disa sondazhe online e kanë vendosur Shehun e LDK-së si fitues të garës në Junik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat