Xhafer Tahiri: Do të bëjmë histori, Vushtrrinë e fitojmë pa balotazh

Aktuale

Xhafer Tahiri: Do të bëjmë histori, Vushtrrinë e fitojmë pa balotazh

Nga: N.Sh. Më: 12 tetor 2021 Në ora: 08:56
Xhafer Tahiri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandati i LDK-së për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit, Xhafer Tahiri përmes një statusi në facebook është shprehur se me 17 tetor do të bëj histori ku për herë të parë në historinë e Vushtrrisë do të fitojë pa balotazh.

Tahiri po prinë i pari dukshëm ndaj kanidatëve tjerë në të gjitha matjet dhe sondazhet për Komunën e Vushtrrisë.

Po ashtu edhe të gjithë analistët po e cilësojnë Tahirin si fitues i zgjedhjeve të 17 tetorit në Komunën e Vushtrrisë.

"Sondazhi mund të reflektojë mbështetjen kur është bërë matja, por Vushtrrinë e fitojme pa balotazh.

Do të bëjmë histori, për herë të parë në histori të Vushtrrisë fitojmë pa balotazh", shkruan Tahiri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat