Aktakuzë ndaj Skender Krasniqit për vrasjen e djalit të tij, Albertit

Aktuale

Aktakuzë ndaj Skender Krasniqit për vrasjen e djalit të tij, Albertit

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 08:56
Skender dhe Albert Krasniqi

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Skender Krasniqit, i dyshuar për vrasjen e djalit të tij, tani të ndjerit Albert Krasniqi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, e cila ka thënë se Skender Krasniqi po akuzohet për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia.

Ndryshe, Skender Krasniqi dyshohet se më datë 27.01.2021 rreth orës 17:00, në parkingun e ndërtesës ku edhe ka banuar, nga motive ende të panjohura deri më tani ka privuar nga jeta djalin e tij,  dhe si pasojë e plagëve të marra Albert Krasniqi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, raporton Betimi për Drejtësi.

Dy ditë pas vrasjes, Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër Skender Krasniqit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”.

Ndërkaq vëllai i Skenderit, Ismet Krasniqi kishte thënë se arma të cilën e kishte pasur në dorë i vëllai ka shkrep rastësisht.

“Për fat të keq ndodhi një fatkeqësi që ndodhin shumë shpesh në vende të botës e edhe në Kosovë, rastësisht ai djali i vëllait e ka blerë një pistoletë ia ka treguar babës se vet plumbi ka qenë brenda ai vëllai se ka ditur çka ka edhe ka shkrep plumbi edhe e ka marrë një plumb, kjo ka qenë për neve një tragjedi ka qenë një aksident shumë i rëndë por ka ndodh kjo që na ka trondit tërë familjen. Na nuk e kemi dite, ai vëllai ka qenë i paralizuar ka mbet në garazhdë edhe kur kanë ble do harq djali i ka thanë që babë po du me ble një allti, po çka pot vyn bre babë kjo allti i ka thënë, jo se që babë e lirë është edhe ai e ka marrë në dorë edhe i ka shkrep alltia edhe e ka vra me një plumb”, kishte thënë para mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat