Tërmkolli për Asociacionin: E kanë pranuar dhe nënshkruar Isa dhe Hashimi, rrezik që Albini t’ia vë kapakun

Aktuale

Tërmkolli për Asociacionin: E kanë pranuar dhe nënshkruar Isa dhe Hashimi, rrezik që Albini t’ia vë kapakun

Nga: G.B Më: 12 tetor 2021 Në ora: 12:01
Melihate Tërmkolli

Melihate Tërmkolli ka reaguar lidhur me Asociacionin, derisa ka thënë se e kanë pranuar dhe nënshkruar edhe Isa edhe Hashimi, edhe LDK-ja e Isës edhe PDK-ja e Hashimit.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se me Asociacionin “de facto” është pranuar ndarja e veriut dhe thuajse çdo marrëveshje e nënshkruar me Serbinë, ia ka cenuar Kosovës territorin, përcjell Bota sot.

Më tej, ajo ka shtuar se është turp tani që profesorët e LDK-së tentojnë të bëjnë vota me të, derisa dhe Mustafa së fundmi e pranoi se është bërë gabim me Asociacionin, por që është shumë vonë tani.

Tërmkolli ka thënë se ekziston rreziku që Kurti t’ia vë kapakun Asociacionit.

Postimi i saj i plotë:

Asociacioni, profesorët dhe zgjedhjet

Asociacionin e kanë pranuar dhe nënshkruar edhe Isa edhe Hashimi, edhe LDK-ja e Isës edhe PDK-ja e Hashimit.

Është shkelë kushtetuta me “katër” këmbët.

Pjesëmarrësit në bisedime me Serbinë, kanë “shkumu” në Kuvendin e Kosovës, se asociacioni është veç një OJQ-, asgjë më shumë.

Me asociacion, “de facto”, është pranuar ndarja e veriut.

Pothuaj çdo marrëveshje që është bërë me Serbinë për 7 vite e sa, ia ka cenuar Kosovës një copë sovranitet e një copë territor.

Tani, lakejt e Isës (sigurisht, pa kërkesën e pa dijen e tij!), përpiqen ta amnistojnë atë. Le që është bërë turpi me asociacion, por profesorët e “LDK-së”, përpiqen të bëjnë edhe vota me të. Turp i turpeve, turp në katror. Kanë harruar që madje edhe vetë Isa, jo shumë kohë më parë, e tha se ishte gabim asociacioni, por ishte vonë për këtë.

Padyshim është shqetësues fakti që me disa nga veprimet e qeverisë Kurti në raport me Serbinë, ka shumë rrezik që Albini me ia vu kapakun kësaj pune, asociacionit!

Prandaj, edhe po të bëhemi bashkë të gjithë, ende jemi pak për të rikuperuar dëmet që janë bërë gjatë bisedimeve me Serbinë, për të mos lejuar dëme të reja dhe për të siguruar një zgjidhje në interes të vendit.

Të pangopshëm ndaj parasë e pushtetit, të papërgjegjshëm ndaj shtetit. Ky është refreni që na përcjell më se një dakadë.

Nuk mësoi asnjëherë politika e Kosovës, se pa shtet nuk të duhen gjë, as pushteti, as paratë. Kanë harruar situatën më 1999, kur nuk i duhej askujt as paraja as pushteti.

E kuptojmë këtë, kur ta duam shtetin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat