OVL e UÇK-së në Pejë paralajmëron publikimin e disa dokumenteve rreth profileve të kandidatëve për Kryetar të Pejës

Aktuale

OVL e UÇK-së në Pejë paralajmëron publikimin e disa dokumenteve rreth profileve të kandidatëve për Kryetar të Pejës

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Dega e OVL-së së UCK-së në Pejë ka paralajmëruar se do të publikojë video, dokumente dhe fotografi që shpjegojnë prapavinë atëdhedashëse të kandidatëve që garojnë në Pejë.

“Meqë jemi në prag të zgjedhjeve lokale, OVL UÇK dega në Pejë do të publikojë video, dokumente dhe fotografi që shpjegojnë prapavinë atdhedashëse të kandidatëve që garojnë në Pejë. Pavarësisht përkatësive e bindjeve partiake, qytetarët e Pejës, sidomos familjet që i dhanë shumë këtij vendi, duhet të dinë mirë se kush po ua kërkon votën”, thuhet në një qëndrim të tyre.

Ata e arsyetojnë këtë fushatë të tyre me faktin se “OVL UÇK Pejë si pararojë e vlerave kombëtare, përherë do të jetë e gatshme t’i mbrojë ato vlera, aq më tepër kur pushtet synojnë përdhosësit e tyre”.

“Më shumë se sa zgjedhjet janë zgjedhësit. Më shumë se sa sahanlëpirësit është UÇK-ja. Më shumë se sa partitë politike është Kosova”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat