Aliu pas pezullimit të punimeve të NPB-së në Lakrishte: Drejtoria e Urbanizimit u mashtrua

Aktuale

Aliu pas pezullimit të punimeve të NPB-së në Lakrishte: Drejtoria e Urbanizimit u mashtrua

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 14:16
Liburn Aliu

Ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka mbajtur konferencë për media lidhur me projektin e ndërmarrjes publike banesore, të cilit i janë ndalë punimet nga ana e Inspektoriatit dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Pas ankesave të qytetarëve, kjo ministri ka pezulluar punimet e Ndërmarrjes Publike Banesore, në lagjen Lakrishte, pasi gjatë rrënimit të një objekti të vjetër, doli se kishte materiale të azbestit e të cilat konsiderohen të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Gjatë deklarimit para gazetarëve, Aliu tha se pas daljes në terren të inspektorëve është parë që rrënimi është masiv, dhe pluhuri ka qenë shumë i madh.

Tutje, ai tha se punëtorët i kanë kryer punimet pa mbrojtje, duke prezantuar fotografitë se si duhej të dukeshin ata kur kryejnë punë të tilla.

“Është rrethuar objekti dhe është ndal qasja e personave pas rrezikut. Ushtarët e kanë realizuar pastrimin e terrenit, pas pastrimit të zonës është normalizuar gjendja dhe mësimi ka filluar në shkollën pranë, pas trajtimit emergjent të zonës është marrë me trajtimin e dokumentacionit të kompanisë, dhe është kuptuar se është lëshuar leje e rrënimit dhe leje mjedisore dhe ndërtimore. Është kuptuar se është lëshuar leje nga komuna. Gjatë trajtimit të dokumentacionit është vërejtur se leja e rrënimit është lëshuar me 6 gusht në bazë të planit të rrënimit. Leja që është lëshuar, është lëshuar duke mos e ditur se ka selenit, azbest. Në një farë mënyrë është mashtruar drejtoria e Urbanizmit të Komunë së Prishtinës”.

“Leja ndërtimore është lëshuar më 16 gusht të këtij viti. Poseduesi i kësaj leje është NPB-ja. Ne kemi kërkuar nga kompania ekzistuese që ka kryer rrënimin, na doli që ekziston kompani tjetër. Meqenëse një kompani private është hisedar si palë, i bie që te leja ndërtimore të figurojë edhe hisedari, dhe e kemi lejen ndërtimore e cila është lëshuar me datën 16 gusht dhe poseduesi i kësaj leje është Ndërmarrja Publike Banesore. NPB figuron si posedues i lejes ndërtimore. Komuna e Prishtinës e ka lëshuar lejen për Ndërmarrjen Publike Banesore pa e ditë që ka një palë tjetër kjo pala tjetër është e definuar me akt noterial para se te aplikohet me leje ndërtimi. Është mashtruar se lejen ja kanë lëshuar NPB-ja e në fakt ja kanë lëshuar dikujt tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat