“Me këta ka filluar amoraliteti në politikë”/ Publicisti reagon ashpër pas eskalimit të debatit Berisha - Sveçla

Aktuale

“Me këta ka filluar amoraliteti në politikë”/ Publicisti reagon ashpër pas eskalimit të debatit Berisha - Sveçla

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 14:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbledhja e Komisionit për çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për pak sa nuk ka eskaluar pas një debati ndërmjet Kryetarit të këtij komisioni Bekë Berisha me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Tensionet në komision filluan pasi ministri Sveçla kërkoi të raportonte së bashku me drejtorin e Policisë, por që një gjë të tillë e refuzoi drejtori i Komisionit, Bekë Berisha.

Mos me shit mend ti mu këtu”, tha Berisha mes tjerash duke iu drejtuar ministrit Sveçla.

E lidhur me këtë situatë ka reaguar publicisti Ruzhdi Peçani. Ai ka thënë se opozita ka urrejtje patologjike dhe sipas tij komunikimi me urrejtje ka nisur pikërisht me këta persona.

“Sindromi i urrejtjes patologjike që ka opozita shpërfaqet kudo, në parlament, në komisione parlamentare. Këto janë virtytet e tyre: Një pakulturë,arrogancë e skajshme shizofrene. Me këta injorantë infantilë politik ka filluar komunikimi me urrejtje. Me këta ka filluar amoraliteti në politikë që e kultivuan për plot 20 vjet!”, u shpreh Peçani në një postim në Facebook.


 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat