Liri Loshi për opozitën: Ata duan që edhe shteti të dështojë vetëm që fitorja e Albin Kurtit të devalvohet

Aktuale

Liri Loshi për opozitën: Ata duan që edhe shteti të dështojë vetëm që fitorja e Albin Kurtit të devalvohet

Nga: M.L. Më: 12 tetor 2021 Në ora: 14:57
Liri Loshi dhe kryeministri Kurti

Publicisti dhe anëtari i VV-së, Liri Loshi vlerëson se opozita do edhe dështimin e shtetit vetëm që fitorja e Albin Kurtit të devalvohet!.

Në një postim në Facebook, ai tha se Kosova nuk mund t’u rezistojë këtyre konflikteve të brendshme politike.

“Ata duan që edhe shteti të dështojë vetëm e vetëm që fitorja e Albin Kurtit të devalvohet! Se a ka bërë Albin Kurti të njëjtën gjë kur ka qenë në opozitë, kjo është një çështje që mund të diskutohet, por një gjë është e qartë hiç pa diksutim: Kosova nuk mund t’u rezistojë këtyre konflikteve të brendshme politike. Pikë”, shprehet Loshi.

Sipas tij, vendi duhet së pari ta mbijetojë destruktivitetin e vazhdueshëm politik që vjen nga brenda për të qenë në gjendje të përballet me destruktivitetin e jashtëm, përkatësisht destruktivitetin serb dhe rus që është aq i organizuar kundër nesh.

“Dikush duhet ta bëjë hapin e parë për ta ndalë armiqësinë e brendshme politike, sepse nga e tërë kjo në fund do ta pësojë vetëm shteti i Kosovës dhe populli i saj”, përfundon Loshi postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat