Vjen edhe një reagim i ashpër kundër Bekë Berishës: Paramendo me t`u bë ky individ kryetar komune, mjerim!!

Aktuale

Vjen edhe një reagim i ashpër kundër Bekë Berishës: Paramendo me t`u bë ky individ kryetar komune, mjerim!!

Nga: M.L. Më: 12 tetor 2021 Në ora: 15:37
Foto nga vendi i ngjarjes, e postuar nga Hafir Hoxha në Facebook

Po vazhdojnë reagimet e shumta për sjelljet sotme të Kryetarit të Komisionit për çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha ndaj ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Ka reaguar Hafir Hoxha, ish bashkë partiak i Bekë Berishës dhe ish komandant i UÇK-së, i cili ka thënë se është mjerim për shtetin se si depërtojnë lart këta njerëz.

Sipas Hoxhës, këta njerëz nuk e dinë çka është sekreti intern, sekreti i nivelit të lartë dhe sekreti shtetërorë.

Po ashtu, ai ka rikujtuar se Berisha është edhe kandidat për kryetar të komunës.

Postimi i plotë i Hafir Hoxhës:

Mjerim për shtetin sa lart depërtojnë këta njerëz!!

Njerëzit me këso sjelljesh pa edukatë personale as të shkollës e as të Odave të burrave që nuk i njohin detyrat e veta, që nuk e dinë çka është sistemi i mbrojtjes së shtetit, çka është sekreti intern, sekreti i nivelit të lartë dhe sekret shtetërorë. Të jetë kryetar i këtij komisioni i cili nuk din çfarë pyetje duhet bërë ministrit në këtë rast, sa duhet e sa jo të përgjigje ministri para komisioni dhe publikisht për çështje të ndjeshme të sigurisë dhe ka sjellje arrogante, ofenduese pa etikë e kulturë mjerim është për këtë individ, për partinë që ka mundësuar të rangohet aq lartë dhe turp për kuvendin dhe për shtetin! MJERIM!!!

Ani edhe kandidat për kryetar komunë është! E di që nuk ndodhë por paramendo me t`u bë ky individ kryetar komune ! Nuk të mbetet tjetër pos me mbet në burg shtëpiak !!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat