Mbështen nga Qeveria 2 mijë maturantë për kurset e teknologjisë informative

Aktuale

Mbështen nga Qeveria 2 mijë maturantë për kurset e teknologjisë informative

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:29
Hekuran Murati dhe Arberie Nagavci

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se 2 mijë maturantë do të mbështeten me nga 600 euro për ndjekjen e kurseve në fushën e teknologjisë informative. 

Murati ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit, Shkencë, Teknologjisë dhe inovacioni.

Sipas tij kjo po bëhet që mësimi t’i përshtate tregut të punës.

“Sot, bashkë me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit e cila mundëson të rinjtë tanë të marrin aftësi të reja që do t’u duhen për tregun e punës. Përmes këtij bashkëpunimi, do të mbështesim 2 mijë maturantë me kuponë që mbulojnë shpenzimet për ndjekjen e kurseve në fushën e teknologjisë informative dhe nxënien e aftësive dixhitale. Mbështetja do të jetë deri në 600 euro për secilin përfitues, dhe do të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit.”, ka bërë të ditur ai.

Murati është shprehur se përmes kësaj mbështetjeje synohet që të nxiiten të rinjtë që të orientohen drejt botës dixhitale, ku tregu i punës ka nevojë të jashtëzakonshme.

“Programimi, zhvillimi i web dhe apps, rrjetat kompjuterike, databazat, dizajni, marketingu online, rrjetet sociale, etj., janë disa nga fushat që do të mbështeten”, tha ai.

Përfituesit sipas Muratit do të mund të zgjedhin kursin që u intereson ta ndjekin.

Shpenzimet që do të mbulohen:

– 200 euro shpenzime të ndërlidhura
– 300 euro rimbursim për koston e kursit, dhe
– 100 euro shpërblim me rastin e kompletimit me sukses të kursit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat