Vjedhja e 2 milionë e 77 mijë eurove nga Thesari i Shtetit/ Bajrami reagon pas aktakuzës ndaj të dyshuarve: Krenare që denoncova rastin

Aktuale

Vjedhja e 2 milionë e 77 mijë eurove nga Thesari i Shtetit/ Bajrami reagon pas aktakuzës ndaj të dyshuarve: Krenare që denoncova rastin

Nga: M.L. Më: 12 tetor 2021 Në ora: 18:01
Hykmete Bajrami

Ish Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami e ka mirëpritur lajmin se Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj dy personave nën dyshimet se kanë kryer vjedhjen e dy milionë e 77 mijë eurove nga Thesari i Shtetit.

Bajrami e cila në kohën kur u zbulua ky skandal ishte ministre e Financave, sot ka thënë se drejtësia duhet të shkojë deri në fund dhe hajnat të marrin dënimet kapitale.

Ajo theksoi se ndihet krenare që ka denoncuar rastin në fjalë.

Postimi i plotë i ish ministres Bajrami:

Drejtësia të shkojë deri në fund, hajnat të marrin dënimet kapitale

Lajm i mirë sot nga Prokuroria Speciale se ka ngritur aktakuzë ndaj dy të përfshirëve në vjedhjen e Thesarit. Drejtësia duhet të shkojë deri në fund. Secili i përfshirë në këtë rast duhet të dalë para drejtësisë dhe të marrin dënime kapitale.

Prokuroria dhe gjykata duhet t’i shkojnë deri në fund këtij rasti pasi gjithçka është e qartë deri në centin e fundit ku kanë shkuar.

Jam krenare se kam denoncuar këtë rast. Njëjtë do të veprojë edhe sot po të isha në pozitën e Ministres.

Drejtësia duhet të shkojë deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat