Berisha pas tensionit të krijuar në Komisionin për Siguri: Nuk i kërkoj falje zotit “Sfeklla”

Aktuale

Berisha pas tensionit të krijuar në Komisionin për Siguri: Nuk i kërkoj falje zotit “Sfeklla”

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 19:22
Pamje nga komisioni

Kryetari i Komisionit për Siguri dhe Çështje të Mbrojtjes, Bekë Berisha, pas tensioneve të krijuara në këtë komision ka thënë se nuk do t’i kërkojë falje ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës.

“Jo, nuk i kërkoj falje zotit ‘Sfeklla’. Zoti ‘Sfeklla’ duhet me pasë kujdes, i din rregullat, kur vjen aty nuk duhet me provu me prishë situatën përndryshe interesimi jonë ka qenë veç për me u përgjigj, unë pyetjet ia kam nda, pres me u përgjigj ose përndryshe do të thërrasim ministrin në interpelancë”, ka thënë Berisha.

Sipas Berishës, ministrin dhe drejtorin e policisë i kishte ftuar ndaras nga njëri-tjetri për të raportuar, andaj sipas tij ata nuk do të duhej të shfaqeshin bashkë, sepse siç thotë Berisha, Sveçla e paraqiste drejtorin si të ishte staf i tij.

“S’kam pasë pse me hi te rendi i ditës kur m’u kanë shfaqë të dy bashkë duke e paraqit drejtorin e policisë si staf të kabinetit. Aty kam reagu pastaj ka fillu shou i ministrit bashkë me deputetët e pozitës edhe kam reagu ashtu si kam reagu”, ka thënë Berisha.

“Kam bërë ftesë për ministrin në ora 10 edhe kam bërë ftesën për drejtorin në orën 11, do të thotë kam pritë që ministri të raportojë në ora 10 kurse drejtori i policisë ndaras në ora 11”, ka vazhduar ai.

Sipas tij, ky është skenar i përgatitur nga deputetët e Vetëvendosjes të cilët po e përdhosin mbikëqyrjen parlamentare mbi institucionet e sigurisë duke improvizuar takime dhe raportime të qeverisë vetëm me deputetët e tyre.

Berisha për situatën e krijuar në veri javë më parë ka thënë se qeveria e tanishme e ka kthyer rezolutën 1244.

“Çdo respekt për Policinë e Kosovës, mirëpo Policia e Kosovës është turpëru pa fajin e saj nga strukturat paralele. Kjo qeveri e ka kthyer rezolutën 1244, e kanë kthy prapa. Unë kam dëshirë me pyet Enver Dugollin a guxon Policia e Kosovës me shku me zbatu ligjin edhe a duhet me pyet naj kon, edhe a ka naj operacion së shpejti në veri të Kosovës?”

Ai më tutje nuk e vazhdoi dot debatin me Dugollin, pasi sipas tij ky i fundit nuk paraqet as mendimin e as unin e tij personal.

“Unë u lajmërova këtu veç për korrektësi për qytetarët e Kosovës, përndryshe unë po dal tash e le të kukurizet Enveri tash”, ka përfunduar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat