Hamza: Komuna e Mitrovicës ka paguar edhe shpenzime të përmbaruesit

Aktuale

Hamza: Komuna e Mitrovicës ka paguar edhe shpenzime të përmbaruesit

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 21:39
Bedri Hamza

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pasur një mori kritikash për kryetarin aktual të Mitrovicës Agim Bahtiri. Hamza tha se keq-menaxhimi i financave publike ka bërë që komuna e Mitrovicës të paguajë 800 mijë euro vetëm interes dhe shpenzime të përmbaruesve.

”Për katër vitet e fundit prapë po u referohem të dhënave zyrtare, shifrave zyrtare, komuna e Mitrovicës ka paguar mbi 800 mijë euro vetëm në emër të interesit dhe shpenzimeve të përmbaruesit. 800 mijë euro me ua pas dhënë familjeve me asistencë sociale, me pas ndërtuar ndonjë çerdhe, ndonjë park kish mbetur, por i ke dhenë si rezultat i keq-menaxhimit të financave publike dhe ka qenë për mua shumë interesant, pra tha është liruar sistemi i pagesave, jo sistemin e pagesave ta liron kur të duash, por kur nuk ke para ti nuk mund të besh pagesa dhe tjetra ndodhë që ti e ke planifikuar buxhetin për ta shpenzuar me diçka tjetër, e ke planifikuar, e ke aprovuar, e ke votuar në asamblenë komunale, por shpenzimi del për diçka tjetër se përmbaruesi privat kur të vjen urdhri përmbarimor përfundimtar veç të pyet ku po dëshiron me i marr paratë përveç pagave dhe ti ke planifikuar ta ndërtosh një çerdhe, por në ekzekutim ka për të dalë që të kanë shkuar për ndërtim të diçkaje tjetër, prandaj janë këto problem që janë prezente”, tha Hamza.

Ish guvernatori i Bankës Qendrore tutje shtoi se institucionet duhet të ofrojnë garancione për bizneset, e jo të pretendojnë se janë aksionarë në biznes.

”Kur flasim për punësimin, duhet pasur parasysh që punëdhënësi kryesor në Kosovë është, duhet te jetë dhe do te jetë sektori privat, ti duhet të ofrosh infrastrukturën dhe kushtet dhe duhet të vijnë ndërmarrjet, duhet te jenë të trajtuara korrekt dhe shteti nuk guxon dhe nuk duhet as të bëjë procedura dhe vështirësi administrative burokratike, duhet të ofrojë infrastrukturë, duhet të ofrojë garancione, e larg qoftë te pretendojë se është aksionarë në biznes”, tha Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat