Hamza: Premtimet që kanë qenë premtime publike nuk janë realizuar

Aktuale

Hamza: Premtimet që kanë qenë premtime publike nuk janë realizuar

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 21:45
Bedri Hamza

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, tha se në aspektin e menaxhimit të financave publike komuna e Mitrovicës është ndër institucionet më të keqqeverisura në vend.

“Po i numëroj premtimet; ku janë 15 mijë vende të punës? Ku është bashkimi i qytetit? Ku është menaxhimi i integruar i mbeturinave, transporti publik ku është? Çerdhet ku janë? Numri i shkollave ku është? Nëse ka institucion që është keq-qeverisur në aspektin e menaxhimit të financave publike, unë po them se komuna e Mitrovicës është ne mesin e institucioneve më të keq-qeverisura. Premtimet që kanë qenë premtime publike nuk janë realizuar”, tha Hamza.

Ish ministri i Financave, tha se nga viti 2017 deri në vitin 2020 të hyrat vetanake të komunës kanë lëvizur për vetëm 200 mijë euro, derisa shtoi se investimet kapitale kanë mbetur në nivelin e njëjtë për tetë vite.

“Nuk e them vetëm pse jam në garë zgjedhore, por tash e tetë vite nuk ka ndodhur asnjë punë e mirë, në raport me mundësitë është bërë shumë pak dhe po ta dëshmoj. Statistikat e tregojnë gjendjen më së miri, këtu është buxheti i komunës së Mitrovicës nëpër vite dhe po ndalem te krahasimi i të hyrave vetanake. Nëse ka performancë të mirë buxheti rritet, nëse ka ekonomi, ka zhvillim, buxheti rritet dhe po fillojmë prej vitit 2016, nuk po shkoj hiç më herët ose prej vitit 2017 vetëm në mandatin e dytë, se mandati i parë është kryer janë dalë në zgjedhje dhe ka fituar prap Bahtiri, mirëpo prej vitit 2017 të hyrat vetanake të komunës kanë qenë dy milionë dhe në vitin 2020 kanë qenë dy milionë e 200 mijë, kjo është dallimi te pjesa e të hyrave vetanake”.

“Te pjesa e investimeve kapitale, të cilat janë realizuar në komunën e Mitrovicës gjatë viteve e tregon prapë grafikoni në vazhdim, kjo është paraqitja, investimet në 2013 kanë qenë 4.7, investimet në vitet vijuese kanë ra, po flas investimet e financuara, të realizuara nga buxheti i komunës së Mitrovicës dhe në vitin 2020 4.1 milion, për tetë vjet niveli i investimeve kapitale të financuara, të realizuara ka mbetur në nivelin e njëjtë, te hyrat niveli i njëjtë, investimi kapital niveli i njëjtë me ndonjë plus minus të vogël”.

“Nëse e marrim tek pjesa e menaxhimit të financave publike përtej borxheve të cilat janë publike edhe dihen që nuk është punë e mirë është shqetësuese, futja në obligime pa mbulesë është shqetësuese, raportet e auditorit i thonë këto”, tha Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat