Bashkimi Evropian tani ka marrë përgjegjësinë që të bindë Serbinë të zbatojë marrëveshjen e arritur me Kosovën në Bruksel për kodin telefonik shtetëror për Kosovën.
Kështu është shprehur Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e kthyer nga negociatat e fundit që ka zhvilluar në Bruksel.
Ajo ka thënë për Tribuna se përfaqësuesit e BE'së kanë dhënë sinjale për zhbllokim të kodit telefonik të Kosovës.
Sipas saj, me presionin e BE'së, shumë shpejt Kosova do të këtë kodin e saj telefonik, por nuk precizon data.