NATO sqarohet për “Metohinë” e Gjuriqit

Aktuale

NATO sqarohet për “Metohinë” e Gjuriqit

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 22:36
Konferenca

Në Kosovë po mbahet për herë të parë një aktivitet politik i Aleancës veriatlantike: seminari i NATO-së Rose Rothe, që për tre ditë do të zhvillohet në Prishtinë.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, në këtë seminar i kërkoi sqarime Xhavit Halilit të PDK-së për mos ndalimin që në punimet e Asamblesë Parlamentare të Nato-s në Prishtinë, emisari serb, Marko Gjuriq, të ftohej si drejtor i zyrës për “Kosovë e Metohi”.

Politikani nga Beogradi në fakt nuk erdhi e me postin e tij në ftesa nuk u mor askush brenda sallës, ani se të gjithë e kishin në duar listën e pjesëmarrësve të seminarit.

Por, se si erdhi deri te kjo thirrje, flet sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, David Hobbs.

“I prezantojmë biografitë ashtu siç na prezantohen. Nuk ndërhyjmë te to po i prezantojmë siç përfaqësuesit na i japin”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat