Parlamenti i Holandës miraton marrëveshjen për vendosjen e Speciales

Aktuale

Parlamenti i Holandës miraton marrëveshjen për vendosjen e Speciales

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 23:19
Gjykata Speciale

Parlamenti i Holandës ka miratuar Marrëveshjen ndërmjet Mbretërisë së Holandës dhe Republikës së Kosovës për themelimin e Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës të Zhvendosur në Holandë dhe implementimin e ligjeve të Kosovës në Dhomat e Specializuara.

Léon van Schie, zyrtar për informim pranë Dhomave të Posaqme të Parlamentit të Holandës, i ka thënë TribunaChannel se propozimi është dërguar tek parlamenti në qershor, dhe se gjithçka është e kryer me 22 shtator sa i përket Dhomës së Përfaqësuesve.

Dhoma e Përfaqësuesve është dhoma kryesore e parlamentit në Holanë. Aty bëhet diskutimi i legjislacionit të propozuar dhe rishikimi i veprimeve të Qeverisë. Dhoma e Përfaqësuesve diskuton atë dhe, nëse miratohet nga një shumicë, e dërgon atë për në Senat.

“Propozimi është dërguar tek parlamenti në qershor  e ndjekur nga një procedure e shkruar. Propozimi u pranua nga Parlamenti, pa një debat dhe votim në 22th shtator. Në Dhomën e Përfaqësuesve procedura është e kryer,” është përgjigjur  Léon van Schie.

Por, ratifikimi i plotë i kësaj marrëveshjeje është parakusht për fillimin e aktiviteteve gjyqësore në Holandë.

Avis Benes, shef i informimit public në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat