Mustafa komenton deklaratën e Kadri Veselit, dhe ka një pyetje për opozitën!?

Aktuale

Mustafa komenton deklaratën e Kadri Veselit, dhe ka një pyetje për opozitën!?

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 23:28
Muhamet Mustafa

Deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, ka shtruar një pyetje interesante pas deklaratave të kryeparlamentarit Kadri Veseli për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje. Ai ka thënë se nëse një , dy ose me shumë parti që tashë janë në opzitë , me të hyrë në pushtet do ta ndrronin mendimin dhe do të votonin pro demarkacionit që tash e kundërshtojnë ?

Postimi i plotë

ÇKA NDRYSHON LIDHUR ME DEMARKACIONI PAS ZGJEDHJEVE TE SUPOZUARA?

Nuk pashë se tha diçka të diçka të re lidhur me zgjedhjet Kryeparlamentari z. Veseli në intervistën dhenë Kohës Ditore, por ajo po interpretohet në mënyrë ekstenzive dhe pak a shumë jashtë kontekstit. Është e saktë se me marrveshje të partive politike dhe Grupeve Parlamentare mund të shpërndahet Kuvedni dhe të shpallen zgjedhjet. Por nuk është e kjartë se pse kjo automatikisht do ta zgjidhte problemin me demarkacionin. A do të thotë kjo se një , dy ose me shumë parti që tashë janë në opzitë, me të hyrë në pushtet do ta ndrronin mendimin dhe do të votonin pro demarkacionit që tash e kundërshtojnë ? (!)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat