Vonesa e BE-së krijon hapësirë për ideologji të rrezikshme; Delawie: Kosova nuk mund ta mbrojë vetën

Aktuale

Vonesa e BE-së krijon hapësirë për ideologji të rrezikshme; Delawie: Kosova nuk mund ta mbrojë vetën

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 10:06
Seminari i 93-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

(E plotësuar) - Sigurisë së Kosovës ende i nevojitet mbështetja e KFOR-it dhe NATO-s, kështu u tha sot në Seminarin e 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, tha se KFOR nuk po shkon askund dhe se NATO-ja nuk mund të tërhiqet nëse vendi nuk e ka aftësinë për vetëmbrojtje.

Në vazhdën e fjalimeve për sigurinë në Kosovë por edhe në Ballkanin perëndimor, derisa kishte zëra që Kosova dhe vende tjera të rajonit nuk janë të rrezikuara nga terrorizmi, dhe se janë marrë masat e nevojshme për parandalimin e këtij kërcënimi global, kryetari i Qendrës Ndërkombëtare për Tranzicion Demokratik në Hungari, Istvan Gyarmati, ka akuzuar NATO-n se lëviz tepër ngadalë dhe tepër vonë, aty ku ka kërcënimin nga terrorizmi.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie deri sa fliste për misionin e KFOR-it në përgjithësi, theksoi që KFOR ka qenë i suksesshëm për punën në Kosovë. Megjithatë, Delawie tha se KFOR ende nuk ka papërfunduar punën në Kosovë, deri sa situata politike dhe siguria në Kosovë të përmirësohen.

Delawie: NATO-ja nuk duhet të tërhiqet nëse vendi nuk e ka aftësinë për vetëmbrojtje

“NATO-ja nuk po shkon askund, ajo do të mbetët këtu për një kohë të gjatë, askush nuk duhet të dyshoj që aleanca vazhdon të mbetët krejtësisht e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor... Prania e KFOR-it mbetët distimuluesi i dhunës, dhe jo stabilitetit. Pjesë e rëndësishme e këtij misioni, shumica dërmuese  e Aleatëve të NATO-s, janë kontribuues në forcat e KFORI-t. KFOR-i ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm për punën e tij, nuk ka përfunduar këtu, do të vij dita kur misioni nuk do të jetë i nevojshëm, eventualisht situata politike dhe e sigurisë në këtë vend do të përmirësohet mjaftueshëm për të diskutuar largimin e KFOR-it...NATO nuk duhet të tërhiqet nga Kosova nëse vendi nuk e ka aftësinë për vetëmbrojtje”, tha Delawie.

Derisa diskutohet për punën e NATO-së dhe KFOR-it në Kosovë si më të nevojshëm, Kosova vazhdon të mos jetë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Vonesat e tilla, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi krijojnë hapësirë për ideologji të rrezikshme.

Thaçi: Të tjerët do ta shfrytëzojnë vonesën e NATO-s dhe BE-së

“Kam besim të fuqishëm që Kosova pas 10 viteve do të jetë pjesë e NATO-s dhe nëse nuk do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, do të jemi në prag të anëtarësimit të Bashkimit Evropian... por të jeni të sigurt që çdo vakum dhe vonës nga Bashkimi Evropian dhe NATO, do ta keqpërdorin të tjerët dhe do të pretendojnë ta shfrytëzojnë të tjerët. Ne jemi dëshmitarë të zhvillimeve në republikën Serbska, ishim dëshmitarë të një beteje brutale në Mal të Zi dhe mund të imagjinoni sikur të fitonte fryma republika Serbska edhe në Mal të Zi, mendoni se nuk do të kishte reflektime edhe në hapësirat tjera të rajonit, sigurt që do të kishte reflektime edhe në veri të Kosovës, edhe në hapësirat tjera, kështu që duhet t’i respektojmë vlerat dhe kriteret por edhe nuk duhet të vonohemi. Ajo frymë nuk do të dominojë kurrë në Kosovë, këtu flas për ekstremizmin islamik por edhe për pretendimet e Rusisë për ndikim në Ballkani tha ai.

Veç mos pajtimit të Thaçit me vonesat e BE-së dhe NATO-s për integrimin e Ballkanit Perëndimor, i pari i vendit nuk po pajtohet as me kushtin e BE-së që të votohet demarkacioni me Malin e Zi, nga i cili votim varet edhe liberalizimi i vizave.

Megjithëkëtë, ai deklaroi se çështja e shënjimit të pikës kufitare me Malin e Zi do të përfundojë.

Thaci: Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi nuk është çështje tenderësh

“Çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk është çështje e raporteve tenderi mes Kosovës dhe Malit të Zi. Unë besoj që marrëveshja është e saktë, është e drejtë, është e nevojshme, është në interesin e dy shteteve tona edhe Kosovës edhe Malit të Zi. Kjo çështje është më shumë më tepër e politikës në Prishtinë, apo një problematik krejt e pa qenë...jam i bindur që me një vetëdijesim pak më të theksuar të disa deputetëve të Republikës së Kosovës, kjo çështje do të mund të kalohet dhe njerëzit në Kosovë më tepër e duan liberalizimin e vizave, më tepër e duan perspektivën evropiane sesa zërat e shkëputura dhe të pa argumentuara sa i përket kësaj çështje me demarkacionin me Malin e Zi, por unë jam i bindur që edhe kjo çështje do të tejkalohet dhe do të lëvizim edhe drejtë liberalizimit të vizave”, tha Thaçi.

Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo ka deklaruar se misioni i KFOR-it, përveç që kontribuon në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët, po ndihmon edhe në krijimin e kapaciteteve vendore.

Sipas Fungo që nga viti 1999, e këndej gjendja e sigurisë në Kosovë është përmirësuar duksh.

Fungo: Nga 99-ta gjendja e sigurisë është përmirësuar dukshëm

“KFOR-i kontribuon në krijimin e kapaciteteve vendore përfshirë edhe mbështetjen e veprimeve të pranisë ndërkombëtare civile në Kosovë. Gjendja e sigurisë në Kosovë është përmirësuar dukshëm që nga viti 1999-të, ku KFOR-i ka luajtur rol kryesor në krijimin e stabiliteti të vetë qëndrueshëm, shumë sfida megjithatë mbetën. Kam besim në këtë aspekt se ky proces do të vazhdoj edhe më tej me mbështetjen e plotë të të gjithë akterëve të rëndësishme, qoftë në nivel lokal apo në arenën ndërkombëtare, si dhe të ndajmë të njëjta objektiva që janë paqja, stabiliteti prosperiteti për të drejtat e njeriut dhe rend dhe ligj”, tha Fungo.

Derisa presidenti Thaçi tha se Kosova ka ndërmarr masat për parandalimin e radikalizmit, kryetari i Qendrës Ndërkombëtare për Tranzicion Demokratik në Hungari, Istvan Gyarmati, akuzoi NATO-n se lëviz tepër ngadalë dhe tepër vonë aty ku ka kërcënimin nga terrorizmi. Ai shtoi se kur thuhet se rajoni nuk është i rrezikuar nga terrorizmi, është e vërtet dhe e pavërtetë.

Sipas tij, për të parën herë, pas shumë viteve nuk mund të jemi të sigurt që paqja që është realizuar në Ballkanin Perëndimor do të mbrohet, duke sqaruar se nuk po flet për luftëra por për konflikte të vogla, të cilat nuk mund të anashkalohen.

Gyarmati: Terrorizmi në Ballkanin Perëndimor edhe i vërtetë edhe i pavërtetë

“Më vjen keq që duhet të ia them këtë kolegëve të mi nga NATO-ja, jemi tepër të ngadalshëm, dhe bëjmë tepër pak, dhe tepër vonë, dhe natyrisht aty e kemi edhe kërcënimin e gjithmbarshëm nga terrorizimi, dhe gjithherë po përsëritet që nuk ka rrezik  nga terrorizimi në Ballkanin Perëndimor, që është edhe e vërtetë edhe e pavërtetë... Sërish jemi duke bërë shumëçka dhe besoj që është shumë me rëndësi, mirëpo, në përgjithësi mendoj që nuk jemi duke bërë mjaft dhe bashkëpunimi në kuadër të sektorit është i pamjaftueshëm qoftë në kuadër të NATO-s apo të BE-së edhe më tutje jemi duke u ballafaquar me problemin e disa vendeve dhe nuk dua të emëroj emra këtu në rajon dhe frikësohemi nga mundësia e dhënave të informatave të këtyre institucioneve të sigurisë së këtyre vendeve sepse mendojmë që këto të dhëna do të vijnë në duar të gabuara ngase këto institucione janë të infiltruar”, tha G yamati.

Punimet e seminarit të 93-të ROSE-ROTH i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet për të parën herë në Kosovë do të mbahet edhe nesër në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat