“Muskujt e thyer”, të Kosovës, në Bruksel

Aktuale

“Muskujt e thyer”, të Kosovës, në Bruksel

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 23 tetor 2016 Në ora: 15:45
ilustrim

“Fatkeqësisht Kosova ka fituar pak dhe ndoshta nga bisedues serioz mund të fitonte më shumë. Kosova nuk ka arkivat as arkivat sekrete të vetat, as ato jo sekrete dhe për pasoja bota e nëndheshme shpesh komandon të mbidheshmen. Ka patur raste, që Kosova në bisedime të tregonte ‘muskujt’ e arsyes dhe të drejtës, por nuk i ka treguar dhe shumë probleme mes dy vendeve shkojnë zhagas pikërisht për këtë arsye”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.

19 tetori ishte dita e fillimit të bisedimeve, ku në tetor 2012 u për herë të parë u takuan Hashim Thaçi ish-shef i Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe Ivica Daçiç pasuesi i kriminelit Sllobodan Millosheviq- ku pas luftës, që të dy kundërshtarët ishin në pozita të kryeministrave. Ndryshe nga çfarë pritej, Kosova nuk mund të mburret me asgjë konkrete si e arritur e bisedimeve me Serbinë në Bruksel, pasi nuk mund të veçohet me  ndonjë progres i prekshëm me të cilin mund të mburret ekipi negociator nga vendi. Për më tepër, këto bisedime kanë çuar vendin në efektin dhe reagimin më negativ të të gjitha strukturave politike.Në këto rrethana, njohësit e çështjeve politikë kanë vlerësuar se takimi i dy Kryeministrave më 19 tetor 2012, ka treguar se të dyja vendet janë pajtuar që ka ardhur koha të fillojnë pajtimin edhe pse mbi këtë pajtim, të dyja palët kanë nxjerrë një numër interesash shtetërore, por edhe një varg synimesh individuale. Sipas analistëve politikë, Kosova ka humbur kohë edhe në proceset e anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare, sepse të dyja Qeveritë e Kosovës, të gjithë energjinë e kishin adresuar vetëm në dialog. Sipas tyre, Kosova  e humbi mundësinë edhe të Liberalizimit të vizave si dhe vendi ra pre e interesave të ngushta, të individëve të fuqishëm në politikë nga të dyja taborët pozitë-opozitë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat