Asociacioni sërish në Kushtetuese

Aktuale

Asociacioni sërish në Kushtetuese

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 23 tetor 2016 Në ora: 16:08
ilustrim

Zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, thotë se Qeveria do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe në harmoni me marrëveshjen e Brukselit do ta përpilojë statutin e Asociacionit.  “Statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese për verifikim edhe pasi të bëhet përpilimi i statusit”,  ka pohuar Gecaj

Marrëveshja  Asociacioni i Bashkimit të komunave serbe e nënshkruar në Bruksel është çështja, e cila ka mbetur pezull që nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.  Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte që të themelohet Asociacioni dhe krejt i është lënë në dorë Qeverisë së Kosovës dhe dekretit që pritet të miratohet dhe të dërgohet përsëri në Gjykatë Kushtetuse.

Ndërkohë nga Qeveria  janë shprehur se do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se do të formojnë një statut të asociacionit në përputhje me Kushtetutën. Mirëpo, nuk është dhënë një datë, se kur do të formohet, por kanë treguar se do ta dërgojnë përsëri në Gjykatën Kushtetuese.  

Njohësi i Kushtetutës, Riza Smaka, ka theksuar, se ky Asociacion ka qenë dhe është në kundërshtim me Kushtetutën.  “Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ishte, është dhe mbetet me kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës” shprehet Smaka. Ai ka përmendur studimin e tij të mëhershëm për këtë marrëveshje e cila, sipas tij,  ka shkelur kushtetutën më shumë se 22 hapa. 

Zgjidhja e kësaj marrëveshjeje, sipas Smakës është të bie poshtë versioni i parë dhe të formohet një marrëveshje në harmoni me Kushtetutën e Kosovës. “Asociacioni kurrsesi nuk duhet të ratifikohet mirëpo duhet të ridizanjohet. Ajo marrëveshje pra bie poshtë dhe bëhet një marrëveshje tjetër në harmoni me Kushtetutën dhe me statutin për formimin e një Asociacioni” u shpreh Smaka.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat