Kosova në vëmendje të mediave turke për Ditën Nacionale në Expo 2016

Aktuale

Kosova në vëmendje të mediave turke për Ditën Nacionale në Expo 2016

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 16:20
Ilustrim

Kosova është bërë top lajm në mediat e Turqisë dje dhe sot. Kjo për organizimin e Dites Nacionale në kuadër të Expo 2016 Antalia, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në botë ku promovohen shtetet.

Media të mëdha në Turqi i kanë dhënë një rëndësi aktiviteteve nga Kosova, duke prezantuar aktivitetet që ishin organizuar me këtë rast.

Në Expo, që organizohet nëpër shtete të ndryshme, sivjet kanë marrë pjesë mbi 50 shtete me pavilionet e tyre. Mediat turke i kanë dhënë një rendësi të veçantë prezantimit të Kosovës, që ka qenë edhe një prej pavilioneve më të vizituara.

Në Ditën Nacionale në pavilionin e Kosovës u organizua një pritje për shtetet pjesëmarrëse, me ç’rast përformoi kuarteti Pentagram nga Prizreni dhe u hap ekspozita me fotografi nga Bujar Gashi. Më pas grupi folklorik tradicional i shqiptarëve nga Bursa përformoi me valle të ndryshme, si dhe u shfaq filmi ‘Shok’.

Ndryshe, EXPO mbyllet më 30 tetor, ndërsa është hapur prej muajt prill të këtij viti. Iniciatore e hapjes së pavilionit të Kosovës në Expo ka qenë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që tani drejtohet nga Memli Krasniqi.

Në Ditën nacionale, kulla e Expo kishte marrë ngjyrat e flamurit të Kosovës. Vitin e ardhshëm Expo pritet të mbahet në Kazakistan.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat