Çaushi: Këto gjëra ndodhën derisa dikush fliste për kombin

Aktuale

Çaushi: Këto gjëra ndodhën derisa dikush fliste për kombin

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 20:56
Driton Çaushi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi thënë se debatet e kohëve të fundit për kombin janë shterpë.

Ai ka thënë se në periudhën derisa flitej, ka pasur shumë gjera të tjera që kanë ndodhur e që janë në dëm të Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Çaushit, ku mund të gjeni pikat që ka përmendur:

“Pasi kaluan afër dy javë me debate shterpë e qesharake mbi kombin do ishte ndoshta e dobishme të pyesim se mos vallë ndodhi diçka tjetër në Kosovë gjatë këtyre ditëve.

15.10.2016
Rreth 7500 qytetarë largohen nga Kosova për në Gjermani në periudhën Janar – Gusht.
Fjala është për pajisje me viza pune, me mundësinë e bashkimit të mëvonshëm familjar dhe lejes për qëndrim të përhershëm.
Ata që premtonin 200.000 vende pune tani mburren me largimin sistematik të të rinjëve të kualifikuar drejtë Perëndimit.

17.10.2016
Afër 100.000 qytetarë të Kosovës mbijetojnë nga ndihmat sociale. 17,6 % të qytetarëve në varfëri të plotë. Niveli i varfërisë nuk po shënon ulje.

18.10.2016
Memorandumi për borde me Ambasadën Britanike, i destinuar për dështim.

19.10.2016
Zëvendësi i Mustafës, Stojanoviq, në Bruksel për Trepçën.

19.10.2016
Departamenti Amerikan i Shtetit: Kosova, burim dhe destinim i trafikimit me njerëz.

20.10.2016
Lirohet Nuhi Uka, ish kryetari I Gjykatës Komunale të Prishtinës, i akuzuar për krim të organizuar.

Është e pafalshme që në realitetin aktual të lejojmë ndërtimin e temave të paqena, duke maskuar kështu me apo pa dashje çështjet që për çdo ditë rëndojnë mbi qytetarin tonë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat