Përfundoi punimet Seminari i 93-të Rose-Roth i AP të NATO-s

Aktuale

Përfundoi punimet Seminari i 93-të Rose-Roth i AP të NATO-s

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 07:32
Isa Mustafa gjatë sesionit të shtatë të seminarit Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s

(E plotësuar) - Sot ka përfunduar seminari “Rose Roth”, i organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës dhe me përkrahjen e Qeverisë Zvicerane.

Gjatë Seminarit të 93-të Rose Roth, e cila organizohet për herë të parë në Kosovë, u diskutua për çështje të ndryshme si për perspektivën euro-atlantike të Kosovës, dialogun Beograd-Prishtinë, për reformat në sektorin e sigurisë në Kosovë, sfidat e migracionit dhe parandalimin e radikalizmit. Në të morën pjesë më shumë se 100 pjesëmarrës, rreth 70 deputetë nga 21 vendet anëtare të NATO-s dhe vendet partnere.  

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në seminarin “Rose Roth” të Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka folur edhe dhe për dy çështje të cilat kanë qenë ndër më të diskutuarat vitin e fundit, Asociacionin dhe Demarkacionin.

Mustafa theksoi se Asociacioni i komunave serbe do të themelohet, ndërkaq sa i përket Demarkacionit, tha se Qeveria është e bindur që është ruajtur territori i Kosovës dhe nuk është humbur asnjë metër katror, përkundër asaj që opozita thotë se po humbet territor.

Mustafa: Asociacioni do të themelohet, nga Demarkacioni nuk humbim tokë

“Është penguar puna normale  e Kuvendit të Kosovës, po ashtu kemi pasur protesta të dhunshme. Mund t’iu them se kemi arritur, që këto t’i kapërcejmë si veprime të dhunshme. Ndërkaq Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të themelohet, por do të themelohet mbi bazën e marrëveshjes e cila është arritur dhe mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese,  e cila siguron që ky Asociacion nuk do të ketë kompetencë ekzekutive dhe nuk do të jetë pushtet i tretë. Ndërkaq sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi, Qeveria është e bindur që vija kufitare, është shënuar në vijën e cila është kufizuar më parë krahina e Kosovës me Malin e Zi dhe s’kemi humbur asnjë kilometër katror. Përkundër asaj që opozita insiston që Kosova në këtë proces ka humbur rreth 8200 hektar”, tha ai.

Mustafa në  këtë seminar tha se ndalja e të këqijave nga shkatërrimi j luftës, kthimi i të dëbuarve dhe mbrojtja e dinjitetit ndaj atyre që janë masakruar gjatë luftës e arsyeton në mënyre të plotë ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.  Ndërsa  shprehu përkushtimin e Qeverisë që të punojë në mënyrë që Kosova të shndërrohet në një eksportuese të sigurisë, duke u rreshtuar në krah të Aleancës botërore për paqe dhe siguri.

Mustafa: Jemi të interesuar ta rrisim dhe forcojmë sigurinë

“Ne jemi të interesuar që të rrisim edhe më tutje dhe të forcojmë sigurinë. Vlerësimi jonë është që gjendja e sigurisë në vend është e mirë. Kemi institucione të cilat janë mjaft të avancuara, dhe të cilat po  aplikojnë praktikat më të mira evropiane dhe euroatlantike. Jemi shumë të kënaqur me Policinë e Kosovës, me cilësinë e tyre, me disiplinën, dhe me organizimin. Jemi po ashtu shumë të kënaqur me Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe kemi një falënderim të veçantë për NATO-n për gjithë punën që e ka bërë në konsolidimin dhe organizimin e kësaj Force, dhe presim që kjo Forcë nesër të jetë anëtare e NATO-s, dhe para kësaj, të shndërrohet në Forcë të Armatosur të Kosovës. Gjë që edhe këtë do ta bëjmë, por lypset që të kemi një mirëkuptim më të mirë brenda Kuvendit të të gjithë grupeve parlamentare që përfaqësojnë, edhe komunitetet ”, tha ai.

Mustafa foli dhe për punën e institucioneve të vendit,  në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, duke pohuar se as Kosova nuk ka qenë imune ndaj kësaj dukurie.

Ai tha se Kuvendi i Kosovës vitin e kaluar e ka aprovuar ligjin,  me të cilin e ka ndaluar bashkimin e qytetarëve në frontet e jashtme, dhe se që nga shtatori i vitit të kaluar, asnjë qytetar i Republikës së Kosovës , nuk është bashkuar në konflikte të jashtme. E kjo sipas tij është bërë falë një pune shumë të rëndësishme që e ka bërë Policia e Kosovës,  Agjencia e Inteligjencës, shoqëria civile dhe partitë politike.

Ndërkaq ministri i punëve të Brendshme Skënder Hyseni, i cili foli dhe për radikalizmin dhe ekstremizmin, tha se askush vetëm nuk mund ta luftojë këtë të keqe dhe se kjo e keqe mund të luftohet vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar. Ndërsa tha se rezultatet sa i përket luftimit të terrorizimit dhe ekstremizmit në Kosovë, tashmë janë të prekshme.

Hyseni: Rezultatet në Kosovë janë të prekshme

“Republika e Kosovës ka demonstruar si pothuaj askush më shumë në Ballkanin Perëndimor gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe rezultate janë evidente. Kemi pasur gati pothuajse një vit që nuk kemi shënuar nuk kemi regjistruar asnjë rast të shkuarjes së qytetarëve të Kosovës në Siri dhe Irak. Ndërkohë që në fund të muajit shtator nga fundi i muajit shtator kemi gjashtë raste, dy prej të cilave i kemi konfirmuar që kanë arrit në vatra të krizës, përmes rrugëve të ndryshme. Ne gjithmonë themi të regjistruar sepse nuk përjashtojmë asnjëherë mundësinë që ndonjë i radikalizuar, të gjejë rrugë të treta, jo domosdoshmërish përmes vendkalimeve në aeroport. Por përmes vendeve të treta të katërta. Sidoqoftë rezultate në Kosovë, janë të prekshme, janë të dukshme dhe këto vijnë si rezultat i zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm”, tha ai.

Ndërsa Abit Hoxha, hulumtues i lartë në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (KCSS),i cili foli për  radikalizmin në Kosovë tha se deradikalizimi nuk është sfidë vetëm për Kosovën, por është problem rajonal dhe global.  Ndërsa tha se duhet qasje pro aktive për luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit, e jo qasje reaguese, të pritet që të ndodhë diqka e më pastaj të reagohet.

Hoxha: Duhet shikojmë faktorët që nxisin ekstremizmin

“Duhet të shikojmë faktorët që i nxisin këta njerëz për ekstremizëm, përveç faktorëve sipërfaqësor. Këta njerëz nuk janë të paarsimuar. Janë njerëz të arsimuar, që lexojnë dhe kanë të ardhura.  Brenga jone është që pasi të kthehen çfarë ndodh me këta njerëz... Njerëzit e dënuar që kanë qenë pjesëmarrës në konflikte jashtë vendit dhe po i vuajnë dënimet nëpër burgje . Deri tani janë 100 persona qe janë kthyer dhe me ketë kemi problem. Ne nuk kemi problem me imazhin. Janë 100 persona që janë kthyer. Nuk duhet të brengosemi për imazhin. Imazhi përmirësohet, pasi të merremi me problemin. Zgjidhja për  të ardhmen është arsimimi”, tha ai.

Seminari i 93-të ROSE-ROTH i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka filluar të shtunën dhe përfundon sot. Në të kanë marrë pjesë më shumë se 100 pjesëmarrës, përfshirë gati 70 deputetë nga 21 vendet anëtare të NATO-s dhe vendet partnere.

Hyseni: Në Kosovë, rezultatet e luftimit të ekstremizmit të dukshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni duke folur për ekstremizmin fetar dhe radikalizmin ka thënë se ky nuk është problem ekskluzivisht i një vendi ose tjetri.

“Ekstremizimi i dhunshëm që shpesh herë përfundon me akte terroriste, radikalizimi i shoqërive të ndryshme nuk janë problem ekskluzivisht i një vendi por janë problem transnacionale dhe rrjedhimisht kërkojnë një koordinimi transnacional dhe bashkëpunim të ngushtë ndërkombëtar, nëse duam të jemi të suksesshëm në adresimin dhe luftimin e këtij fenomeni”.

Hyseni duke folur në Asamblenë Parlamentare të NATO-s Rose-Roth që po mbahet në Prishtinë ka përmendur edhe sulmin e 11 shtatorit në Kullat Binjake në New York.

“Kishte një percepsion se kjo ka të bëjë me Amerikën dhe jo pjesën tjetër të botës, percepsion i gabuar tërësisht”.

“Historia e mëvonshme e ekstremizmit të dhunshëm ishte një dëshmi e dhimbshme dhe e tmerrshme se ishte percepsion i gabuar sepse manipulimi i doktrinave mbi çfarëdo baze ideologjike për qëllime politike apo material janë më shumë se transnacionale prandaj edhe bota e ka pasur të vështirë të përcaktojë një sfond të shkaqeve, cilat janë ato shkaqe që bëjnë një grup të radikalizuar”.

Ministri Hyseni ka folur edhe për ekstremizmin e dhunshëm dhe praninë e tij në Kosovë duke thënë se Kosova ka arritur sukses në luftimin e këtij fenomeni.

“Në Kosovë ka një vit që kemi aprovuar Strategjinë Kombëtare për parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit, kemi aprovuar edhe Ligjin për ndalimin e shkuarjes së kosovarë në luftëra të huaja”.

“Në 1 vit nuk kemi regjistruar asnjë rast të shkuarjes së qytetarëve në konflikte të jashtme. Në fund të muajit shtator, kemi gjashtë raste, dy kemi konfirmuar se kanë arritur të shkojnë përmes rrugëve të ndryshme”.

“Nuk përjashtojmë mundësinë që ndonjë i radikalizuar të gjejë rrugë të treta, sidoqoftë rezultate janë të prekshme dhe të dukshme dhe janë rezultat i Strategjisë Nacionale për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm përkatësisht planit të veprimit të kësaj strategjie”.

Ai ka thënë se ”Kosova ka demonstruar se pothuajse askush tjetër më shumë në Ballkanin Perëndimor gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe rezultatet janë evidente”.

Asociacioni serb do të themelohet

Kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se Asociacioni i komunave serbe do të themelohet, ndërkaq sa i përket demarkacionit, Qeveria është e bindur që është ruajtur territori i Kosovës dhe nuk është humbur asnjë metër katror, përkundër asaj që opozita thotë se po humbim territor.

Ai në seminarit "Rose Roth" të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka thënë se ndalja e të këqijave nga shkatërrimi j luftës, kthimi i të dëbuarve dhe mbrojtja e dinjitetit ndaj atyre që janë masakruar gjatë luftës e arsyeton në mënyre të plot ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

“Ne jemi në rrugë të mirë të përkushtimit euroatlantik, rrugë që të bëhemi pjesë e projekteve euroatlantike. Sa i përket NATO-s, interesi jonë është që të kemi bashkëpunim aktiv me NATO-n. Jemi të interesuar që edhe më tutje të qëndroj në Kosovë. Gjatë periudhës së pasluftës kemi pasur prioritete të ndryshme. Si qeveri jemi pacaktuar që tani prioritet të kemi zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit ligjor, ngritjen e cilësisë në arsim dhe shëndetësi. Vitin e kaluar e kemi përmbyll me një rritje ekonomike mbi 4 %. Perceptimi për korrupsionin në Kosovë është akoma i lartë por kemi marrë masa për adaptimin e ligjeve për luftimin e korrupsionit, kemi një efikasitet më të lartë të Prokurorisë, Gjyqësisë”, tha ai.

Mustafa u ndal edhe të kundërshtimi i opozitës sa i përket marrëveshjes për Asociacion dhe Demarkacion, duke thënë se në një formë ka ndikuar që një kohë të rëndësishme ta humbin duke u marrë me këto çështje.

“Kemi pasur protesta të dhunshme por kemi arrit t’i tejkalojmë. Asociacioni do të themelohet, ndërkaq sa i përket demarkacionit, Qeveria është e bindur që e kemi ruajtur territorin e Kosovës dhe s’kemi humbur asnjë metër katror, përkundër asaj që opozita thotë se po humbim territor”, tha ai.

Mustafa u ndal edhe te terrorizmi, duke thënë se edhe Kosova nuk a qenë imun ndaj njerëzve që janë bashkuar në fronte të ndryshme të luftës jashtë vendit.

“Kemi arritur që nga shtatori i vitit të kaluar që asnjë qytetar të mos bashkohet në konfliktet e jashtme përmes punës që kanë bërë institucionet lidhur me këtë. Kemi aprovuar strategjinë për luftë kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, është arrit rezultat mjaftë i madh. Jemi të interesuar të rrisim dhe forcojmë sigurinë. Gjendja e sigurisë në vend është e mirë, jemi të kënaqur me FSK-në, presim që kjo forcë nesër të jetë anëtare e NATO-s dhe para kësaj të shënderrohet në Forcë të Armatosur të Kosovës. Ne tani jemi të interesuar që të anëtarësohemi në Interpol që të jemi koherent me atë se çfarë ndodh në sigurinë ndërkombëtare, ne tani dëshirojmë që të shndërrohemi nga një vend që ka qenë konsumues i sigurisë, ne një vend që do të eksportojë siguri që të marrim në veprimet humanitare të NATO-s, në vende të tjera”, tha ai.

Gjenarali i NATO-s: FSK më shumë problem politik

Image
Seminari

Sekretari gjeneral i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, David Hobbs ka deklaruar se misioni i NATO-s do të jetë prezent deri sa të jetë e nevojshme në Kosovë.

I ftuar në televizionin publik, Hobbs ka potencuar se prezenca e këtij misioni do të varet krejt nga gjendja në vend.

Hobbs ka folur edhe për FSK-në duke vlerësuar pozitivisht punën dhe misionin. Ndërkaq për transformimin e saj në ushtri, Hobbs ka thënë se kjo është më shumë problem politik sesa teknik. Ai thotë se FSK ka një potencial të mirë por që sipas tij nuk varet nga NATO për një transformim në ushtri.

Fjala e Hobbs:

Prania e NATO-s do të vendoset varësisht nga gjendja dhe se unë kam vlerësime krejt të mira. Unë them se kjo do të varet krejt nga rrjedhojat e së ardhmes. NATO ka një mision të veçantë paqeje dhe stabilitet në këtë vend.

 Sa i përket mënyrës se si forcat e armatosura funksionojnë, ne veç e kemi vlerësimin tonë, ndërkaq sa i përket statusit politik një transformim në ushtri nuk varet prej NATO-s,

FSK ka një kapacitet të mirë teknik por kjo nuk do të thotë se është e gjitha, më shumë është problem politik..

Vazhdon seminari Rose-Roth

Po vazhdon sesioni i shtatë i seminarit Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s i cili po mbahet në Prishtinë.

Vazhdon seminari Rose-Roth, sot flet edhe Mustafa

Sot do të vazhdojë sesioni i shtatë i seminarit Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s e cila po mbahet në Prishtinë.

Sipas njoftimit për media, gjatë këtij seminari do të diskutohet për parandalimin e radikalizmit dhe luftimit të terrorizmit.

“Rritja e ISIS-it i ka krijuar zonës Euro-Atlantike sfida të ripërtërira, për parandalimin e radikalizmit dhe luftimin e  terrorizmit. Qeveritë e Ballkanit Perëndimor kanë prezantuar politikat strikte viza vi luftëtarëve të dyshuar të huaj, por më shumë duhet të bëhet për t'i kuptuar motivet e tyre dhe procesin e radikalizmit të tyre. Prandaj është e rëndësishme të bëhet shkëmbimi i ekspertizës dhe praktikave më të mira. Panelistët, pra, do t'i paraqesin pikëpamjet e tyre mbi atë se si duhet trajtuar këtë sfidë në bazë të përvojave në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Në këtë seminar do të flasin edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni.

Kjo është dita e tretë e këtij seminari, i cili do të fillojë në orën 9:30. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat