Mashtrimet me prona, ja ndërhyrjet e Nuhi Ukës në vendimet Gjyqësore

Aktuale

Mashtrimet me prona, ja ndërhyrjet e Nuhi Ukës në vendimet Gjyqësore

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 24 tetor 2016 Në ora: 08:20
Nuhi Uka

Gazeta “Bota sot”, ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë kundër Gjykatësit Nuhi Uka e cila u hodh poshtë nga Gjykata e Apelit.

Për rastin në fjalë, bashkë me Nuhi Ukën po hetoheshin edhe 9 persona të tjerë.

Të gjithë të pandehurit ngarkoheshin se kanë formuar një grup të organizuar kriminal, secili me rolet e veta specifike, ndërsa Nuhi Uka ka qenë udhëheqës i këtij grupi.

Për më tepër ju sjellim disa nga pikat e aktakuzës për të cilat akuzohej Gjykatësi Nuhi Uka:

8. Prapavija e këtij rasti ka të bëj me pronësinë dhe shpërnadarjen e pasurisë në pronësi shoqërore. Në vitet 1950 dhe 1960, gjatë regjimit komunis në Jugosllavi, shumë njerëzve u ishin marr parcelat e tokës nga qeveria për shkak të procesit të bashkimit të tokave që ndodhi pas Luftës së Dytë Botërore. Pronarët e Pasurive të paluajtshme ishin shpërblyer me shuma të vogla të hollash, Për këtë qëllim, pronarët përkatës ishin detyruar që të  nënshkruanin kontrata ku ja transferonin tokat e tyre shtetit me qëllimin për të formuar kooperativa bujqësore më të mëdha, që në rastin tonë paraqitet në formën e NPSH-së. Në vitet 1990, vet këta persona apo trashëgimtarët e tyre fituan mundësinë që të kërkonin kthimin e tokave të tyre, duke depozituar kërkesat pronësore pranë Komisionit, i cili ishte krijuar posaqërisht për të marr në shqyrtim këto kërkesa.

Ky Komision vijoi punën për 10 vjet dhe ishte i vetmi organ i autorizuar për të marr në shqyrtim kërkesa të tilla. Rregullorja 2002/13 e UNMIK-kut e miratuar më 13 qershor 2002, vendosi për një proces ligjor  për shpërndarjen e tokës në pronësi shoqërore që ishte trashëguar nga autoritetet e UNMIK-ut në Kosovë dhe nga regjimi i mëhershëm.  Ajo vendosi krijimin e një Dhome Speciale pranë Gjykatës Supreme të Kosovës, për të marr mbi vehte autoritetin e vetëm, për të vendosur mbi cështjet e të drejtave mbi pronat. Kërkesa të tilla për të drejtën e pronësisë ishin bërë edhe nga pronarët origjinalë apo pasardhësit e tyre pranë agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, një organ që ishte krijuar për të menaxhuar procesin e shpërnadrjes së tokës në pronësi shoqërore.

10. Me rëndësi në  këtë aktakuzë është fakti se vendimet gjyqësore lidhur me shpërndarjen e tokave me pronësi shoqërore mund të merreshin vetëm nga

Bile edhe seksioni 4.2 i kësaj rregulloreje ndalon rreptësisht në ndonjë gjykatë tjetër të merret m këto cështje, përvecse kur kjo gjë kërkohet nga ana e Gjykatës Supreme.

Juridiksioni kompetent për kërkesar pronësore-juridike ndaj ndërmarrjeve në pronësi shoqërore, sipas Rregulloreve 2002/12 dhe 2002/13 të UNMIK-ut .

11. Ligjet që udhëheqin kërkesat pronësore ndaj NPSH-ve janë Rregulloret 2002/12 dhe 2002/13 të UNMIK-ut që  kanë hyrë në fuqi më 13 qershor 2002. Në përputhje me rregulloren 2002/2012 të UNMIK-ut “Mbi krijimin e Agjecisë Kosovare të Mirëbesimit”, procedurat ligjore ndaj NPSH-ve mund të zhvillohen vetëm në gjykatë nëse paditësi sjell prova se i ka paaraqitur Agjencisë një shënim me shkrim mbi qëllimin e tij për të ngritur padi ndaj një NPSH-je. Më tej, ligji përcakton se AKM-ja duhet të marr një qëndrim ligjor në emër të asaj NPSH-je.

12. Në përputhje me rregulloren e UNMIK-ut, “Mbi krijimin e Dhomës Speciale të Gjykatës Supreme të Kosovës mbi cështjet që kanë lidhje me “Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit”, juridiksioni primar lidhur me kërkesat e pronësisë ndaj NPSH-ve mbetet gjithmonë me Dhomën Speciale të Gjykatës Supreme, DHSGJS është mandatar që t`ia referoj kërkesa të veçanta ndonjë Gjykate që e ka juridiksionin lëndor të kërkuar sipas ligjit për zbatim. Ligji përcakton sepcifikisht se asnjë Gjykatë në Kosovë nuk mund të ushtroj juridiksion mbi këto kërkesa që përfshijnë NPSH-tëe apo të gjykoj rastet që kanë të bëjnë me të tilla kërkesa,përvecse kur këto kërkesa apo cështjet i janë rereferuar asaj Gjykate në përputhje me ligjin. Më tej, ligji përcakton se ankesat lidhur me ato raste të referuara që kanë të bëjnë me NPSH-të bien nën juridiksionin ekskluziv të Dhomës Speciale të Gjykatës Supreme.

Sipas Prokurorisë:

Sipas Prokurorisë i pandehuri Nuhi Uka ka qenë kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë nga viti 2000 deri më 2010. Në pajtim me Ligjin mbi Gjykatat e Rregullta, Gazeta Zyrtare Nr/21/78, neni 55 ai ishte përgjegjës për administrimin e Gjykatës Komunale. Në pajtim me nenin 58 të Ligjit të njëjtë Kryetari i Gjykatës është përgjegjës për përcaktimin e shpërndarjes  së punës dhe kryerjen e punës.

Gjatë kohës kur ishte kryetar i pandehuri Nuhi Uka, Gjykata Komunale në Prishtinë e pati një procedurë të themeluar se si duhej që rastet t`i caktohen gjyqtarëve përkatës. Secili gjyqtar të caktuar një numër. Një numër i caktohej secilit rast. Numri i fundit u numrit të rastit do të ishte faktorë përcaktues që determinonte se cilit gjyqtar duhej t`i caktohej rasti. Secili Gjyqtar e kishte të caktuar një numër specifik (një numër), që mbeti i njëjtë përgjatë kohës së punësimut të gjyqatrëve. Ky sistem e mundësonte një shpërnadrje automatike të barabartë të rasteve dhe administrohej nga shkrimorja e rasteve civile.

Veprimet e Ukës

Veprimi i parë dhe i vetëm i ndërmarr nga i pandehuri Nuhi Uka ndodhi më 2 janar 2008 kur ai përfundimisht i shkroi një letër AKM-së ku thuhej se 12 rastet që përfshijnë NSH KBI ishin vendosur nga Gjykata Komunale në Prishtinë pa referimin  nga DHVGJS, apo njoftimin e AKM-së. Hetimi vërtetoi se vetëm disa javë më herët diku në dhjetor të 2007, Njësiti Gjyqësor i Inspektimit i UNMIK-ut, sipas detyrës zyrtare, e hapi një hetim kundër Nuhi Ukës, Olga Janicijevic, Sanije Muqollit, Tihmor Mikaric, Shemsije Sheoholli-t, Rrahman Retkoceri, Ekrem Agushi-t he Feride Bislimi-t. Hetimi i NJGJI i përfshiu 15 rastet e njëjta të cilat janë lëndë të këtij rasti. Nga të dhënat e këtij është vërtetuar se diku kah fundi i vitit 2007 NJGJI i siguroi dosjet përkatëse të këtyre dymbëdhjetë rasteve nga Gjykata Komunale në Prishtinë. I pandehuri Nuhi Uka patjetër se erdhi në dijeni për hetimin si rezultat i kërkimit të dosjeve. Pas letrës së të pandehurit Nuhi Uka, nuk lëshuan më aktvendime gjyqtarët e pandehur por në vend të kësaj, ata në fund të 2007 filluan të deklarohen jo-kompetent.

Dijenia dhe përfshirja e të pandehurit Nuhi Uka për/në në aktivitetet kundërligjore mbështetet nga dëshmia e Sheref Nishliut, Udhëheqës i Njësitit Administrativ të AKM-së (Prill 2005 deru në tetor 2007), përkatësisht Drejtor i Departamentit të Kontrollit dhe Mbikëqyrjes i AKM-së( Nëntor 2007 deri në Qershor 2008). Sheref Nishliu se NSH KBI ishte vënë nën administrim të drejtpërdrejt të AKM-së për shkak të faktit se NSH ishte në procedurë gjyqësore kundërligjore që u mbajt në Gjykatën Komunale të Prishtinës. Ai më tutje deklaroi se gjatë kohës sa NSH ishte vënë nën administrim të drejtpërdrejtë ai/Sheref Nishliu ishte ngarkuar me Administrimin e NSH-së dhe refuzoi cfarëdo toke t`iu jeper paditësve.

Ai shtjelloi se gjatë kësaj kohe ai pranoi një telefonatë të çuditshme nga gjykatësi Nuhi Uka që kërkoi një takim rrjedhimisht ndodhi në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Në këtë takim dhjetë-minutësh, i pandehuri Nuhi Uka kërkoi të marr vesh përmes pyetjeve indirekte se cfarë se cfarë po e pengonte AKM-në që të jap aprovimin për ekzekutimin e kontratave të shitjes/aktgjykimeve. Sheref Nishliu deklaroi se ai i shpjegoi të pandehurit Nihi Uka se rastet duhet të referohen nga DHVGJS në mënyrë që zyra kadastrale të lëshoj në mënyrë të drejtë një listë poseduese dhe se AKM nuk kishte kurrfarë mosmarrëveshje  për lëshimin e letërkonirmimit nëse procedurat ishin ndjekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat