Bisedohet për bashkëpunim në drejtësi mes Kosovës e Finlandës

Aktuale

Bisedohet për bashkëpunim në drejtësi mes Kosovës e Finlandës

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 11:26
Takimi Hoxha - Huhtamaki

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki dhe me këtë rast, diskutuan për bashkëpunimin e deritashëm në lëmin e drejtësisë, thellimin dhe intensifikimin e tij.

Hoxha theksoi se ka mundësi të bëhen marrëveshje dypalëshe për ndihmë juridike të ndërsjellë në çështjet të ndryshme që do të avanconin marrëdhëniet e deritashme shumë të mira ndërmjet dyja vendeve.

Huhtamaki theksoi se ka mundësi të reja bashkëpunimi në mes të dyja vendeve, me interes të dyanshëm duke ofruar përkrahje në procesin euro-integrues dhe fuqizimin e sundimit të ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat