Policia vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm

Aktuale

Policia vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 12:02
Pamje nga takimi

Policia e Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm tek qytetarët sa i përket korrupsionit.

Kështu  ka dalë nga një raport që ka bërë UNDP lidhur me korrupsionin.

UNDP publikoi sot raportin ''Pulsi Publik për korrupsionin'' ku u tha se bazuar në anketimet e 1300 qytetarëve 58 përqind mendojnë se korrupsioni është rritur në 12 muajt e fundit, 12 përqind mendojnë se është zvogëluar.

Shumica e të anketuarve mendojnë se institucionet më të korruptuara janë ato të nivelit qendror pastaj të nivelit lokal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat