Zyrtare: Nesër fillon gjysëmvjetori i dytë në Kosovë

Aktuale

Zyrtare: Nesër fillon gjysëmvjetori i dytë në Kosovë

Më: 15 janar 2017 Në ora: 10:29
ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nëpërmjet një njoftimi për media ka bërë të ditur se gjysëmjetori i dytë mësimor do të fillojë nesër, (16 janar 2017).

MAShT në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit ka vendosur ditë më parë të shtyjë deri në këtë datë fillimin e mësimit për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta të këtyre ditëve, si dhe epidemisë së Gripit AH3V.

Njoftimi i plotë i MASHT:

Gjysëmvjetori i dytë fillon të hënën (16 janar 2017)

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), njofton të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit se gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor 2016/2017 në të gjitha shkollat e Kosovës fillon të hënën (16 janar 2017).

MAShT në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit ka vendosur ditë më parë të shtyjë deri në këtë datë fillimin e mësimit për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta të këtyre ditëve, si dhe epidemisë së Gripit AH3V.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat