Këshilltari i Kryeministrit, poezi për Shpend Ahmetin “Çka ka ky tren? Pse nuk po vjen? Me marrë unë naj poen!”

Aktuale

Këshilltari i Kryeministrit, poezi për Shpend Ahmetin “Çka ka ky tren? Pse nuk po vjen? Me marrë unë naj poen!”

Nga: M.L Më: 15 janar 2017 Në ora: 11:35
Sokol Havolli

Sokol Havolli, shef i Kabinetit dhe Këshilltar Politik për Ekonomi i Kryeministrit Mustafa, me anë të një poezi të publikuar në profilin e tij në Facebook, ka ironizuar me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, ku një ditë më herët ky i fundit kishte kritikuar institucionet, për shkak të zhvillimeve të fundit. Kjo është poezia e Havollit, si vazhdim i poezisë së Shpend Ahmetit:

Vjersha e Shpendit (vazhdim…) ... E kur treni vonohet, Shpendi shqetësohet, Çka ka ky tren? Pse nuk po vjen? Me marrë unë naj poen! Mbledhen në parti, Bëjnë plane për statusa, A mbahet 4 vjet, Me fejsbuk e autobusa?! Prej sabahit n’aksham, Ja rrehin shoqishoqit shpinën, Me molotovë në dorë, thonë: E kemi “knaqë" Prishtinën! Kurse, postimi i kreut të Prishtinës ishte ky: Muri ndërtohet! Edita ankohet në BE! Isa dënon provokimin! Hashimi thotë se muri nuk do të lejohet! Kuvendi kalon rezolutë Muri qëndron! Ramushi arrestohet në France me fletëarrest të Serbise Edita ankohet në BE! Isa dënom provokimin! Hashimi thotë se kjo nuk do të tolerohet! Kuvendi nuk kalon rezolutë! Ramushi mbahet në Francë! Treni paralajmërohet! Edita ankohet nê BE! Isa dënon provokimin! Hashimi thotë se treni nuk do të lejohet! Kuvendi kalon një rezolutë! Treni vjen!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat