Nikolic vë në gatishmëri ushtrinë, në rast lufte me Kosovën

Aktuale

Nikolic vë në gatishmëri ushtrinë, në rast lufte me Kosovën

Më: 15 janar 2017 Në ora: 11:45
Zyrtarët serb

Kryetari i Serbisë Tomisllav Nikolic, ka mbledhur këshillin e sigurisë kombëtare pas ngjarjeve që ndodhën në veri të Kosovës.

Sipas deklaratës së zyrës për media të presidentit, seanca do të mbahet në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, ku do të diskutohet për situatën e sigurisë në raport me Kosovën, shkruan Kurir.

Ndërsa të shtunën në mbrëmje Kryeministri Aleksandër Vucic, ka mbajtur një mbledhje të zyrës për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë.

Në konferencën për shtyp gjatë një pushimi të këtij takimi, ai paralajmëroi se me rastin e rihapjes së vijës hekurudhore nga Beogradi në Mitrovicë, Qeveria në Prishtinë ka treguar se duan të provokojnë një konflikt më të gjerë në Ballkanin Perëndimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat