Deda: Kërcënimi i Vuçiqit është përgatitje e skenarit si të Krimesë

Aktuale

Deda: Kërcënimi i Vuçiqit është përgatitje e skenarit si të Krimesë

Më: 15 janar 2017 Në ora: 11:50
Ilir Deda

Deputeti i pavarur, Ilir Deda, e ka krahasuar me skenarin e Rusisë për aneksimin e Krimesë, kërcënimin që kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka bërë mbrëmë drejt Kosovës.

“Kërcënimi i Vuçiqit me ‘paralajmërimin për herë të fundit, që nëse serbët e Kosovës sulmohen atëherë Serbia do t’i mbrojë ata’ është paralajmërim, qëndrim dhe qëllim i Beogradit dhe aleatëve të tij për scenarion e Krimesë për veriun e Kosovës”, ka thënë Deda, përcjell Koha.net. “Në mbrojtje të shtetit duhet të jemi bashkë, që të gjithë së bashku t’i përballojmë kësaj sfide të madhe”, ka shtuar më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat