Zyrtarët e PDK'së lartësojnë Presidentin

Aktuale

Zyrtarët e PDK'së lartësojnë Presidentin

Më: 15 janar 2017 Në ora: 11:52
Thaçi dhe Mustafa

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa, i ka komentuar reagimet e djeshme të institucioneve kosovare për ndaljen e trenit serb që tentohej që të futej në Kosovë.

Mustafa ka thënë se Presidenti Thaçi gjatë ditës së djeshme kreu detyrën e tij.

Ndërkohë që Rrustem Mustafa është shprehur se kryeministri i Kosovës nuk duhet që t’i lejojë disa ministra të komunitetit serb në Qeverinë e Kosovës që ta luajnë rolin e shërbëtorit të Serbisë.

“…këtë nuk duhet ta lejoj Kryeministri, kjo sjellje jo normale në kabinetit qeveritar duhet ndëshkuar, ndryshe do të shihet i tërë kabineti si jo normal...”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Postimi  plotë në Facebook: 

Kosovës i duhet Serbia si partnere strategjike.

Presidenti Thaçi bëri detyrën e vet.

Kryeministri i Serbisë Aleksander Vuçiq duhet ta kuptojë se politikat dhe taktikat jo miqësore nuk i pranon Republika jonë...

Kurse, sjellja e disa ministrave të komunitetit sërb në qeverinë e Kosovës po luanin rolin e shërbëtorit( në këtë rast të Sërbisë), këtë nuk duhet ta lejoj Kryeministri, kjo sjellje jo normale në kabinetit qeveritar duhet ndëshkuar, ndryshe do të shihet i tërë kabineti si jo normal...

Nuk kemi pse të luajmë rolin e të dobtit dhe të bëhemi sikur nuk dijmë çfarë do të thotë kjo, as mos thuani se ka presion ndërkombëtar, thjeshtë miqtë tanë ndërkombëtar vijnë nga shtetet normale dhe nuk na japin këshilla jo normale.

Ndryshe me të drejtë do të dyshojnë qytetarët tanë se diçka fshihet prapa veprimeve jo transparente për shtetbërjen që s'ka kthim prapa...

Ne duhet në mënyrë normale të funksionojmë duke marrë model nga shtetet që identiteti i tyre nuk vihet ne pyetje...

Mjegulla duhet ikur.. Tani rojet e mjegullës dihen!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat