Kryeministri del me Ministrin e FSK’së, tregon se Thaçi nuk mori vendim për ndërhyrjen

Aktuale

Kryeministri del me Ministrin e FSK’së, tregon se Thaçi nuk mori vendim për ndërhyrjen

Më: 15 janar 2017 Në ora: 12:13
Mustafa dhe Demolli

“Në raste të tilla nuk merr vendime individuale askush por institucionet e Kosovës e kryejnë punën e vet, do të thotë ka qenë një aksion i koordinuar mbi baza ligjore ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha kryeministri Mustafa i pyetur nëse presidenti ia ka marrë përgjegjësitë në rastin e trenit serb.

Kryeministri Isa Mustafa është deklaruar sot rreth masave të djeshme të ndërmarra nga institucionet shtetërore për ta ndaluar trenin serb që të hynte në Kosovë.

Shefi i Qeverisë tha se aksioni ka qenë i bazuar krejtësisht në ligj dhe në Kushtetuten e Republikës së Kosovës dhe premtoi se institucionet do të ndërmarrin gjithmonë aksione të tilla për ta mbrojtur sovranitetin e vendit dhe për të mos lejuar që mjete të cilat provokojnë të futen në Kosovë.

I pyetur nëse presidenti Thaçi ia ka marrë kompetencat dje gjatë aksionit për ndalimin e trenit serb, kryeministri Mustafa tha se vendime individuale s’ka marrë askush.

“Vendime s’ka marrë askush. Vendimet janë vendime të Policisë dhe përgjegjësisë së institucioneve të Kosovës sepse në raste të tilla nuk merr vendime individuale askush por institucionet e Kosovës e kryejnë punën e vet, do të thotë ka qenë një aksion i koordinuar mbi baza ligjore ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha kryeministri.

Këto komente Isa Mustafa i bëri pas homazheve në Kompleksin Memorial të Reçakut, ku vendosi një kurorë lulesh.

Image

Kryeministri Mustafa: Masakra e Reçakut dëshmi e mizorisë dhe gjenocidit të forcave serbe gjatë luftës në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, bëri sot homazhe te Kompleksi Përkujtimor në Reçak, në shënim të 18 vjetorit të masakrës që ndodhi në këtë fshat.

Kryeministri Mustafa shprehu nderimet më të larta institucionale dhe personale për martirët e kësaj masakre. 

“Sot, jemi këtu për të bërë nderime për viktimat e Reçakut. Është fjala për një masakër ndër më të mëdhatë që është kryer në Kosovë nga ushtria dhe paramilitarët serbë në vitin 1999. Është një rast që ne të përkujtojmë dhe të zgjojmë vetëdijen e qytetarëve, por edhe të komunitetit ndërkombëtar, për veprat mizore që Serbia i ka bërë në Kosovë, për gjenocidin dhe për masakrat e krimet kundër njerëzimit që kanë ndodhur këtu, që megjithatë duhet të përgjigjen për të gjitha ato që i kanë bërë në Kosovë dhe që në asnjë rast nuk do t’i japin të drejtë vetes që të zgjojnë ndjenjat e atëhershme edhe njëherë, qoftë në Kosovë qoftë në Ballkan”, tha kryeministri Mustafa.

I pyetur lidhur me aksionin në veri të vendit një ditë më parë, kryeministri Mustafa, theksoi se ai ka qenë aksion i bazuar krejtësisht në ligj dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Image

 

“Është bërë në bazë të drejtave dhe përgjegjësive të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe institucionet do të ndërmarrin gjithmonë veprime të tilla për ta mbrojtur sovranitetin e vendit dhe për të mos lejuar që mjetet e tilla të cilat provokojnë dhe të cilat kanë porosi okupatore dhe porosi tjera të futen në Kosovë. Edhe muri do të rrënohet. Është detyrë e Komunës që ta rrënoj murin, sepse është objekt që është në përgjegjësinë komunale, por në qoftë se Komuna nuk e bënë, është përgjegjësi e organeve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës që ajo të ndodh, sepse nuk ka të drejtë askush që Kosovën ta ndaj me mure, apo që të getoizoj një pjesë të Kosovës përmes mureve, sepse qëllimi ynë është që ne të anëtarësohemi në BE dhe jo të ndërtojmë mure brenda BE-së”, tha kryeministri Mustafa.

Në pyetjen lidhur me vendimmarrjen për këtë aksion, kryeministri Mustafa tha se vendimet janë marrë në kuadër të përgjegjësisë së institucioneve të Republikës së Kosovës.

 “Vendimet janë vendime të Policisë dhe të përgjegjësisë së institucioneve të Republikës së Kosovës, sepse në raste të tilla nuk merr vendime individuale askush, por institucionet e Republikës së Kosovës e kryejnë punën e vet. Do të thotë ka qenë një aksion i koordinuar, mbi bazat ligjore, ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha kryeministri Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat