Nikoliq: Herën e ardhshme do të përfundojë keq, për këtë të mendojnë shqiptarët

Aktuale

Nikoliq: Herën e ardhshme do të përfundojë keq, për këtë të mendojnë shqiptarët

Më: 15 janar 2017 Në ora: 13:33
Tomislav Nikoliq

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, deklaroi sot se përpjekja e ardhshme e “institucioneve të përkohshme të Kosovës” që të nxisin konflikt do të përfundoi keq.

“Për këtë le të mendojnë shqiptarët dhe sponzorët e tyre”, ka deklaruar Nikoliq.

Ai këtë deklaratë e bëri pas mbledhjes së Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Sipas medieve në Serbi, mbledhja urgjente është thirrur pas situatës së krijuar me trenin “Kosova është Serbi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat