Haki Demolli, ministër i FSK-së, në faqen e tij në facebook ka reaguar ndaj deklaratave kërcënuese të liderëve serb, të cilët gjatë ditës së sotme kanë kërcënuar duke thënë se do ta dërgojnë ushtrinë në Kosovë si pasojë e ndaljes së trenit serb i cili nuk u lejua që dje të hynte në Mitrovicë.
Ndaj këtyre kërcënimeve një mesazh reagimi e ka dhënë nëpërmjet fotografive edhe ministri i FSK-së, Haki Demolli.
Ai në rrjetin social Facebook, ka postuar fotografi ku shihen ushtarët e FSK’së duke bërë stërvitje.