Cili është projekti i BE-së që do të lidh Kosovën, Serbinë dhe vendet e rajonit me hekurudha

Aktuale

Cili është projekti i BE-së që do të lidh Kosovën, Serbinë dhe vendet e rajonit me hekurudha

Më: 15 janar 2017 Në ora: 21:00
Treni

Bashkimi Evropian planifikon të nis një hekurudhë të re që do të lidhë Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë, me Evropën Perëndimore.

Ky projekt, i cili mbështetet edhe nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si dhe Banka Evropiane për Investime do të ndërlidh hekurudhat e Kosovës (nga Maqedonia deri në Serbi) me korridorin e Ballkanit Perëndimor, dhe më pas do të kaloj deri në Austri, Greqi e Bullgari.

Sistemi i hekurudhave të Kosovës do të ndërlidhet me ato të ish Republikës Jugosllave, përkatësisht ato të pjesës së Maqedonisë dhe Serbisë.

Nga 256 km hekurudhë, rreth 148 do të jenë vetëm në territorin e Kosovës, përkatësisht pjesa që do të lidh Kralevën e Serbisë me Prishtinën e Kosovës, dhe pjesa tjetër që do të lidh Prishtinën me Gorce Petrov e Maqedonisë.

Faza e parë e projektit do të kushtojë rreth 81 milionë euro, pritet që t’i sjell dobi të mëdha dhe të dyfishoj fitimet e këtij investimi.

Ndërsa, Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha verën që lam pas, duke folur në forumin biznesor në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor në Paris, se perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të vazhdojë tutje, pavarësisht, se sipas tij, BE-ja ka hyrë në një fazë të vështirë.

“Kemi vendosur të sigurojmë 96 milionë euro për tre projekte të infrastrukturës hekurudhore në Serbi, Shqipëri dhe Kosovë”, pati thënë Hahn.

Përndryshe, hekurudhat e para në Kosovë janë ndërtuar në vitin 1936 dhe kanë funksionuar rregullisht deri në vitet e 90-ta, por asnjë investim madhor nuk është bërë që nga atëherë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat