“Raportet e Kosovës me miqtë ndërkombëtar nuk janë siç ishin më parë, vendin mund ta presin ditë më të vështira”

Aktuale

“Raportet e Kosovës me miqtë ndërkombëtar nuk janë siç ishin më parë, vendin mund ta presin ditë më të vështira”

Nga: P.R Më: 15 janar 2017 Në ora: 22:23
Treni serb

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, përmes një komunikate për media shpreh shqetësimin me situatën e krijuar së fundi në Kosovë.

Sipas PSHDK-së, Kosova  është  në situatë jo të mirë , në  radhë  të  pare  siguria në vend  është  e brishtë.

“Kosova  është  në situatë jo të mirë , në  radhë  të  pare  siguria në vend  është  e brisht. Populli I Kosovës  është  në  gjendje jo të  mirë  ekonomike , partitë politike janë  të “hasmuara” mes  vedi dhe punojnë  kunder njera tjetrës.  Raportet  e Kosovës me miqtë  ndërkombetar nuk jan në nivelin që ishin më  parë, kjo na bën  të  jemi të  shqetësuar dhe të  friksohemi se vendi ynë  është  në  situate jo të mirë dhe  mundë  ta presin ditë  më të veshtira.  Bisedimet me Serbinë  per Kosovën  nuk dhan rrezulltate të pritura.  Delagacioni I kosovës nuk ishte në  gjendje që  kerkesat  legjitime ti shtroj në tryezen e bisedimeve me palën  Serbe në  Bruksel , për këtë  sot jemi në  këtë  situate  shum të disfavorshme”, thuhet ndër tjeera në komunikatën e PSHDK-së.

Ja komunikata e plotë:

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës , me shqetësim  të thellë  është duke përcjellur situatën në vend dhe ngjarjet që kan ndodhur ditëve  te fundit. Pas arrestimit  në Francë të  liderit te   AAK zt  R Haradinaj, nga policia e Francës  me urdher arrest të Serbisë dhe provokimit të radhës nga ana e Serbise  gjëja  për  të  tentuar futjen e trenit  ilegalisht në Kosovë, PSHDK  kërkon  nga  Institucionet shtetërore të  vendit dhe partite  politike, të jenë  në  ballë të  detyrë s që  i ngarkon Kushtetuta dhe ligjet e Kosovë s dhe te mos bëjnë deklarata të pa nevojshme kush është  me meritorë  e kush më pak , në  mbrojtjen e vendit .

Kosova  është  në situatë jo të mirë , në  radhë  të  pare  siguria në vend  është  e brisht. Populli I Kosovës  është  në  gjendje jo të  mirë  ekonomike , partitë politike janë  të “hasmuara” mes  vedi dhe punojnë  kunder njera tjetrës.  Raportet  e Kosovës me miqtë  ndërkombetar nuk jan në nivelin që ishin më  parë, kjo na bën  të  jemi të  shqetësuar dhe të  friksohemi se vendi ynë  është  në  situate jo të mirë dhe  mundë  ta presin ditë  më të veshtira.  Bisedimet me Serbinë  per Kosovën  nuk dhan rrezulltate të pritura.  Delagacioni I kosovës nuk ishte në  gjendje që  kerkesat  legjitime ti shtroj në tryezen e bisedimeve me palën  Serbe në  Bruksel , për këtë  sot jemi në  këtë  situate  shum të disfavorshme.

PSHDK mednon se ka ardhur moment që dialogu me Serbinë  të  ndryshoi  formën dhe përbërjen. Nuk mundë  të  bisedohet me palën e cila në  qdo mënyrë  tenton të  dominoi në  tryezën e bisedimeve, duke bërë  presion në palën  Kosovare për të  pranuar kërkesat e tyre të cilat janë në  dëm të Kosovës, siq është  rasti me marrëveshjen  për  kodin  telefonik. Dialogu duhet  të  ketë  kritere të cilat përcaktojnë  qartë  përgjegjësitë  dhe teë drejtat e palëve dialoguese. Nëse njera pale  shkel mbi  kritere atëher  dialogu duhet  të ndërpritet. Për veprime të  njëanëshme të  njërës  pale  duhet të  vlejë reciprociteti .  Kosova duhet  të  jetë  më  e vë ndosur në  qendrimet e saja. Kosova ka nevoje për njerëz të  zot , profesionist , të  vendosur dhe atdhetar për  të  dialoguar me Serbinë.  Tentimi  I  Serbiseë për të futur  trenin në Republiken e  Kosovës  pa leje dhe autorizim nga organet përkatëse  shtetrore të Kosovës   është provokimi I radhës  që  Serbia  I bë n vendit tonë.

Asnjë  njeri  normal nuk  e  besonte se treni  I Serbisë  mundë  të  hyjë  në  Kosovë  pa lejen e organeve shtetrore të  Kosovës, sepse treni nuk është  maune me karburant apo autobus I mbushur me klandestin, që  mundë  të  hyjë  përmes rrugëve alternative. Treni ka vetëm  një  rrugë  dhe ate përms binarëve  të  caktuar që  lehte munde te bllokohet,  kë te e din  edhe Serbia, por qëllimi ishte të provokohet  Kosova dhe të  testohet gadishmeria e institucioneve të  Kosovës , sa janë  në  gjendje që të zbatojnë   ligjet dhe kushtetuten  në  mbrojtje të Kosovës. PSHDK , përgezon institucionet shtetrore veqanerisht   policinë  e Kosoves e cila bëri punen që e ngarkon ligji  dhe kushtetuta në menyrën më të mire  të  mundëshme. Treni serb me mbishkrime propagandistike dhe nacionaliste e ka një  qëllim tjeter,  Ky tren  do të  lëviz  nëpër   Serbi  gjithandej dhe kjo ka për  qëllim sensiilizimin e popullit Serb për kthimin e vëmendjes  tek Kosova dhe shmangëjen e dështimeve të qevereisë  Serbe në fushat tjera të jetës  së  qytetareve Serb. Pra ky tren me mbishkrimet që  mbanë  mundë  të  rrisë  nacionalizmin dhe kundershtitë  e popullit Serb ndaj Kosoves.

PSHDK  kerkon nga  Institucionet e vendit, në  radhë të  pare  nga Qeveria  dhe organet e sigurisë  së  Kosovë s , policia dhe  FSK-ja  që  në  bashkëpunim me miqtë  ndërkombëtar  në  radhë  të  pare  me KFORIN, EULEXIN  dhe ambasadat  e kuintit  të  mbrojnë integritetin dhe sovranitetin e  Republikes së Kosovës  nga  agresioni  I mundshem Serb, e të mos  paraqiten me deklarata në  rrjetet sociale për qëllime fushate elektorale.

PSHDK  kërkon nga Qeveria e Kosoves dhe koalicioni LDK-PDK që urgjentisht  të ulen së bashku me partite opozitare,  të  bëjnë  strategji  të  përbashket  dhe  të   jenë të  pregaditur pë r qdo sfidë  që mundë  ta pres vendin tone  nga provokimet e mundëshme  që  do te vijnë  nga Serbia.  Serbia me qdo kusht eshtë  e interesuar ta destabilizoi  Kosovën  për  të  krijuar  alibi dhe të  nderhy edhe fizikisht në veriun e Kosovës, me arsyetimin gjëja për  të  mbrojtur Serbët  e “rrezikuar” në Kosovë, zaten këtë e tha edhe vet presidenti  I Serbisë  Nikoliq.

Viti 2017 si duket do të  jetë  vit me acar shum të madh, që  munde të ja kaloi vitit 2004, andaj pergjegjësit  kryesor  që udheheqin me institucionet e vendit duhet  të  jenë  vigjilent dhe të kryejnë detyren  në  bazë  të kushtetutes dhe ligjeve te Kosovës ,sepse është  përgjegjësi  e tyre, duhet  të flasin më  pak e të  punojnë  më shum.

Është momenti që  të jemi  të pregaditur pë r qdo sfidë  që na pret.

Zef Morina

Zv. Kryetar PSHDK

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat