Vuçiq: Nëse treni do të arrinte në Mitrovicë do të kishte të vdekur nga të gjitha anët

Aktuale

Vuçiq: Nëse treni do të arrinte në Mitrovicë do të kishte të vdekur nga të gjitha anët

Më: 15 janar 2017 Në ora: 22:38
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një emision special në TV Pink – dedikuar trenit që dje u nis nga Beogradi me synimin të shkonte në veri të Mitrovicës – ka thënë se të shtunën, rreth orës 4:00 të mëngjes, ka kuptuar se ka grupime të forcave shqiptare kundër të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ai tha se forcat speciale të Policisë së Kosovës kur shkojnë në veri duhet të merren vesh me SHBA-të dhe BE-në dhe serbët lokalë. Por, kjo shton se nuk ka ndodhur.

Sipas tij, treni nuk ishte provokim.

“Kujt u pengojnë afresket, tri ngjyrat serbe apo se Kosova është Serbi. Mua këtu asgjë nuk më pengon. Ishte tren i zakonshëm e jo tank apo makinë e blinduar”, thotë ai, duke shkuar se i duket qesharake se shqiptarët kanë reaguar ndaj provokimi. “

Vuçiqi ka thënë se dikush dje ka kërkuar shkas për konflikt në veri të Kosovës.

“Kemi mundur ta shtyjmë trenin deri në Mitrovicë, por nuk ishte interesi jonë. Do të kishte të vdekur në të gjitha anët. Ky incident u ndal nga ne”, theksoi kryeministri serb. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat