Policia e Kosovës pajiset me armë të reja amerikane

Aktuale

Policia e Kosovës pajiset me armë të reja amerikane

Më: 15 janar 2017 Në ora: 23:37
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës është pajisur me armë të gjata dhe të shkurta të dorës të tipit Sig Sauer, brend i njohur amerikan dhe më i preferuari për shqiptarët në tregun kosovar.

Shpend Zenuni, Drejtor i përfaqësuesit të licencuar të armëve ‘Reload SHPK’, e ka konfirmuar se “rreth 200 armë të gjata nga brendi amerikan Sig Sauer janë të kontraktuar nga Policia e Kosovës.

Ndërsa, për armë të shkurta të dorës, Policia e Kosovës ende preferon Glock’un, që e mbanë në shërbim qysh prej themelimit të saj.

“Policia i ka kontraktuar diku rreth 700 copë revole të tipit austriak Glock 17 dhe Glock 19”, ka konfirmuar Zenuni.

Ndryshe, sa i përket preferencës së kosovarëve, Zenuni thotë se tipi më i kërkuar i armës të shkurtë të dorës në tregun kosovar nga shqiptarët është pistoleta e prodhimit amerikan Sig Sauer, për shkak të cilësisë, precizitetit dhe mirëmbajtjes së lehtë të armës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat