Kryesia sot vendos për dy interpelancat e kryeministrit

Aktuale

Kryesia sot vendos për dy interpelancat e kryeministrit

Më: 16 janar 2017 Në ora: 07:51
Prishtinë, Janar 2017

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku përveç tjerash do të vendoset se kur kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të jetë në interpelancë për situatën e krijuar në Mitrovicë, si dhe për përgjegjësinë mbi ligjin e sigurimeve shëndetësore.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim të publikuar në webfaqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë takim me shefat e grupeve parlamentare, pritet të vendoset se kur do të jetë interpelanca e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe parauniversitar në Kosovë, pastaj interpelanca e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Rexhep Selimi, i mbështetur edhe nga 14 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën e krijuar në Mitrovicë, interpelanca e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 8 deputetë nënshkrues, në lidhje me përgjegjësinë mbi ligjin e sigurimeve shëndetësore në Republikën e Kosovës.

Në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për votimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, për të cilin kërkohen të paktën 61 vota “Për", prej tyre 11 vota “Për" të komuniteteve që nuk janë shumicë.

Pastaj si pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi për debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Mbledhja e kryesisë së kuvendit do të fillojë në orën 10:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat