Bajrami: Mësimi ka filluar në të gjitha shkollat e vendit

Aktuale

Bajrami: Mësimi ka filluar në të gjitha shkollat e vendit

Më: 16 janar 2017 Në ora: 11:18
Ministri i arsimit, Arsim Bajrami

Ministri i arsimit, Arsim Bajrami bashkë me drejtoreshën e arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci vizituan shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Iliria’ në Prishtinë me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë.

Me këtë rast, Bajrami tha se në të gjitha shkollat e Kosovës sot ka filluar mësimi.

Nga ana e tjetër edhe Nagavci tha se në të gjitha shkollat e Komunës së Prishtinës ka nisur mësimi dhe se komuna është munduar që t`i pastrojë të gjitha rrugët në mënyrë që qarkullimi i nxënësve të jetë sa më i lehtë.

Ajo poashtu shtoi se i kanë pajisur të gjitha shkollat edhe me lëndë djegëse në mënyrë që të mos përballen me mungesë ngrohjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat