Beqiri: Serbia nuk mund të na frikësojë

Aktuale

Beqiri: Serbia nuk mund të na frikësojë

Më: 16 janar 2017 Në ora: 11:55
Ismet Beqiri

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri tha se Serbia me veprimet e fundit kundër Kosovës nuk do të arrij t’i frikësoj, pasi sipas tij, Kosova ka mbështetje ndërkombëtare.

Ai ka folur edhe për murin në veri të Mitrovicës, duke thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka rrëzuar mure asnjëherë dhe kjo është kompetencë e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

Beqiri ka folur për situatën e fundit në veri, duke thënë se institucionet e Kosovës kanë vepruar drejtë duke mbrojtur Kushtetutën dhe ligjet.

Shefi i GP-të LDK-së tha se pavarësisht situatës së krijuar në veri dialogu duhet të vazhdojë.

“Po të kishte acarim, do të duhej të dialogohej, duhet të përshëndesim veprimin dhe të inkurajojmë veprimin e tillë, në mbrojtje të kushtetutshmërisë… Duhet të shohim në të ardhmen që nga dialogu të ketë veprim më konkret, për fat të keq Serbia nuk është sjellë si duhet por të mos harrojmë se janë tre palë, është Kosova, Serbia ashtu si edhe BE-ja dhe në këtë drejtim, duhet koordinim i tre palëve”, tha Beqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat