Provokimet serbe po i "shkrijnë akujt" mes pozitës dhe opozitës

Aktuale

Provokimet serbe po i "shkrijnë akujt" mes pozitës dhe opozitës

Nga: M.L Më: 16 janar 2017 Në ora: 13:03
Ylli Hoxha

Ndalja e trenit serb, ka pasur efekte afruese ndërmjet kampeve politike në Kosovë. Edhe pse jo të giithë, përfaqësues të veçantë të opozitës kanë përshëndetur pa hezitim vendimin për ndaljen e trenit. Daut Haradinaj nga AAK dhe Ylli Hoxha nga VV, ndër të tjerë, kanë pasur qëndrime shumë afirmative karshi veprimit të institucioneve. Biles, qëndrimet e Ylli Hoxhës në Facebook, janë pëlqyer në masë nga përkrahës por dhe zyrtarë të Qeverisë. Sokol Havolli, shef i kabinetit të Kryeministrit, i njohur për qëndrime kritike ndaj politikave të VV-së në Prishtinë dhe më gjerë, ka pëlqyer publikisht shkrimin e Ylli Hoxhës. A do ta unifikojnë skenën politike në Kosovë, edhe përtej Facebook-ut, provikimet serbe, mbetet të shihet./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat