Molliqaj prezanton fakte të reja për shfajësimin e aktivistëve të VV-së që akuzohen për terrorizëm

Aktuale

Molliqaj prezanton fakte të reja për shfajësimin e aktivistëve të VV-së që akuzohen për terrorizëm

Nga: A.Zh Më: 16 janar 2017 Në ora: 13:13
Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj, ka njoftuar se Agjensioni Kosovar i Forenzikës, nga analizimi i të gjitha pajisjeve që u janë sekuestruar aktivistëve të akuzuar për terrorizëm, nuk ka gjetur asnjë provë që do të dëshmonte lidhjen e tyre me sulmin në Kuvend.

Kjo, sipas Molliqajt, dëshmon që bastisjet e aktivistëve dhe paraqitja bombastike mediale e pajisjeve të tyre gjoja si prova, kanë qenë montime politike për efekte mediale, shkruan Bota sot.

“Ditëve në vijim do të publikoj edhe faktet e tjera të dokumentuara që dëshmojnë se aktivistët e arrestuar tash e 136 ditë po mbahen politikisht dhe pa asnjë provë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook, ku edhe ka prezantuar faktet me dokumente./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat